Auto&Tech

Ky është Porsche 911 i një miliontë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 13 May 2017

Porsche ka zbuluar 911 e një miliontë që do të prodhohet në fabrikën e saj në Zuffenhausen, 54 vite pas lansimit të tij në treg, transmeton koha.net.

Porsche 911 Carrera S i zgjedhur nga Porsche, do të shfaqet në muzeun e Porsche, ndërsa është trajtuar në mënyrë speciale për të shënuar këtë moment historik.

Makina është punuar nga departamenti i Porsche Exclusive, ku i janë shtuar shumë elemente speciale të dizajnit për të aluduar në makinën e parë të prodhuar në vitin 1963.

-Advertisement-

Veturës i është shtuar edhe logo ‘1,000,000’ nga brenda dhe jashtë, ndërsa është i ngjyrosur me të ‘gjelbër irlandeze’, në përkujtim të djalit të Ferdinand Porsche, Ferry, dhe veturës së parë 911 origjinal që ishte i gjelbër.

Normalisht, Porsche nuk mund të lejonte që vetëm pamja estetike të përditësohej, ata i kanë vënë edhe motorin që prodhon 445 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.1 sekonda e shpejtësinë maksimale prej 312 kilometra në orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera