Politika që rrezikon një shtet
Autori: Gazeta inFokus
09:07 | 12 Maj 2017
Nga Blerim Shala
Në këtë mandatin e fundit të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës, pra, në vitet 2014-2017-të, nuk ka pasë politikë në Kosovë. Ka pasë vetëm politikanë.
Politika në një vend, veçmas në shoqëritë demokratike, është organizimi kolektiv i qytetarëve për ruajtjen e sigurisë, për garantimin e lirisë, për zhvillimin ekonomik, për mirëqenien e qytetarëve të rëndomtë, për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve kryesore politike, ekonomike, sociale.
Politika kosovare tash e tre vjet është burimi më i madh i problemeve që ka shteti i Kosovës, ajo është prodhuesi më i madh i telasheve të të gjitha llojeve në shoqërinë kosovare, është kërcënuesi më i madh i sigurisë në vend.
Janë një mori rreziqesh me të cilat sot ballafaqohet shteti i Kosovës. Kosova është ende larg garantimit të fatit të vet. Fatkeqësisht, në Listën e këtyre rreziqeve, vendin kryesor, atë të parin, e zë politika kosovare.
Fatkeqësia më e madhe për të gjithë ata që janë në politikë, por në radhë të parë, për qytetarët e Kosovës është që ne ende nuk jemi të vetëdijshëm për këtë realitet. Qerrja jonë, si politikë, është thyer moti. Jo një herë, madje. Por nuk kemi dashtë dhe nuk kemi ditë ta gjejmë udhën.
Kemi qenë të suksesshëm në dështimin tonë si politikë. Kudo, të mirremi vesh. Në të gjitha instancat politike të këtij vendi. Këtu ka një konsensus të plotë kombëtar. Mashtrohemi nëse mendojmë se është ndryshe.
Kuvendi i Kosovës, ta zëmë, është shndërruar në fushëbetejë të përplasjeve të të gjitha llojeve, në vend ku është legjitimuar dhuna, ky Kuvend është transformuar në sallë të gjykatës dhe në sesion të prokurorisë, ai është bërë ambient të përgojimeve, shpifjeve dhe tashethemeve, jorrallë ky Kuvend i ka ngjarë një katedre ku janë mbajtë ligjerata të historisë, shumë shpesh në këtë Kuvend janë zbrazë mllefi dhe frustrimet individuale, ndërsa protoganizmi e ka përcjellë gjithë kohën atë, duke sjellë në Kuvend amosferën e një Reality Show.
Dhe të mos harrojmë, Popullizmi, në të gjitha format e mundshme, ka sunduar mbi këtë Kuvend.
Në përgjithësi, në këtë politikën kosovare të këtyre tri viteve të fundit, kemi qenë goxha trima dhe të guximshëm. Ky tipar nuk mund të na mohohet prej askujt.
Politikanët kanë pasë guximin mos me iu frikësu fare përgjegjësisë me të cilën janë obliguar prej qytetarëve të Kosovës.
Politikanët kanë pasë guximin mos me iu frikësu Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës.
Polikanët, më në fund, kanë pasë guximin mos me respektu sa dhe si duhet këtë shtet, të cilin e kemi bërë me mençurinë e politikës, me guximin e luftës, me sakrificën e qytetarëve, me ndihmën dhe përkrahjen e SHBA-së, të Paktit NATO, të Qytetërimit Perëndimor në përgjithësi.
Për më shumë, politikanët kanë pasë edhe guximin me i lëkundë themelet e kësaj shoqërie, të ndërtuara me qindra vjet, të cilat njohin si vlerën supreme tolerancën midis nesh në Kosovë, në të gjitha dimensionet e mundshme, veçmas në atë fetar.
Nëse në Kushtetutën e Kosovës do të ekzistonte edhe kategoria legale e Mocionit të mobesimit ndaj një politike të tërë të ushtruar gjatë një mandati të fituar në zgjedhjet parlamentare, gjithsesi do të ishte merituar një Mocion të suksesshëm, i cili do ta rrëzonte këtë politikë.
Fatkeqësisht, diçka e tillë nuk është e paraparë dhe për më shumë, as që mund të kodifikohet legalisht në ndonjë Kushtetutë, as në këtë të Kosovës. Natyrisht, edhe po të kishte mundësi të këtij lloji, ajo nuk do të merrte mbështetjen dhe votën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Assesi.
Realisht, nuk u ka mbetë shumë qytetarëve të Kosovës, në përfundim të këtij mandat të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Qytetarët mund të shpresojnë, me sa vullnet që kanë, mund të luten, me sa besim që kanë, mund të dëshirojnë, me sa dije që kanë, që ky të jetë mandati i fundit i kësaj politike në Kosovë.
Kosova mezi e ka përballuar këtë trevjetësh të politikës kosovare.
Nëse politika kosovare, çfarë e kemi bërë në tri vitet e fundit, do të mbetet në fuqi edhe tash e tutje, apo edhe pas zgjedhjeve të reja parlamentare, duke e bërë gjithnjë e më të lodhur dhe më të pafuqishëm këtë shtet, kjo politikë do të na rrëzojë të gjithëve për toke, dhe bashkë me ne, edhe shtetin e Kosovës.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...































