Sport

Arsenali, gati të thyej rekordin e transferimeve të klubit për Moratan

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 12 May 2017

Arsenali janë gati për të ‘luftuar’ me Chelsean dhe Manchester Unitedin për të siguruar shërbimet e spanjollit Alvaro Morata.

Sulmuesi i Real Madridit po kërkon të largohet nga Bernabeu këtë verë, pasi nuk arriti të krijojë një vend në sulmin bazë të trajnerit Zinedine Zidane.

Shefi i Chelseay, Antonio Conte, po udhëheq ndjekjen për Moratan, që pritet të kushtojë 50 milionë funte.

-Advertisement-

Por, Sipas The Sun, Arsene Wenger është gjithashtu i interesuar për një marrëveshje rekorde të klubit për Moratën si një zëvendësim i mundshëm për Alexis Sanchez.Shefi i Arsenalit u përpoq të nënshkruante me yllin spanjoll në vitin 2014 para se të paguante 33 milionë funte për të blerë Sanchezin nga Barcelona.

Por, Morata zgjodhi një lëvizje prej 17 milionë funteve në Itali te Juventusi.

Reali vendosi një klauzolë për rikthimin e tij dhe e vulosi marrëveshjen për ta ri-blerë atë verën e kaluar, por ai e ka kaluar shumicën e sezonit në stol.

Opsioni i tij i preferuar është të kalojë te Chelsea dhe ai e pranoi këtë: “Ndihem i detyruar ndaj Contes sepse është menaxheri që besonte dhe më donte mua, edhe pse ai u largua nga Juventusi para se të arrija”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera