Ekonomi

AKP: Tërheqet nga shitja Njësia Nr. 70 ““Nsh ShAM Iliri Rahovec”

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 04 Maj 2017

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Asetin “Nsh ShAM Iliri Rahovec, prona në Rahovec.

Kjo Njësi ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 32, me numër rendor 70, e cila do të mbahet me datë 20 gusht 2014, ndërsa tërheqja nga tenderi është bërë në bazë të aktvendimit të pranuar për masën e përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, me çka AKP-së i ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi juridik që lidhet me privatizimin e kësaj ngastre kadastrale derisa Dhoma e Posaçme të marrë vendimin përfundimtar për këtë lëndë.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 32 tani përfshinë 74 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Afati i fundit i parakualifikim për këto asete është caktuar data 17 maj 2017, ndërsa dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 24 maj 2017, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.

-Advertisement-

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. 32 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy