Sport

Policia jep detaje për arrestimin futbollistit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 30 April 2017

Liridon Leci do të qëndrojë 48 orë paraburgim, për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale në Pejë ka treguar arsyen e arrestimit të futbollistit të Prishtinës, Liridon Leci gjatë ndeshjes ndërmjet Besës dhe Prishtinës.

Leci akuzohet se sulmoi personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe për këtë prokuroria ka vendosur që ta mbaj në paraburgim për 48 orë.

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e plotë të policisë, ku shpjegohet ajo që ndodhi në Pejë:

“Ne kuadër te Kupës se Kosovës në Futboll për edicionin 2016/2017, është zhvilluar ndeshja futbollistike në mes KF BESA nga Peja dhe KF PRISHTINA  nga Prishtina.

Kjo ndeshje është zhvilluar sot me datën 30.04.2017 nga ora 15:00 në Stadiumin e qytetit ”Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Policia e Kosovës bazuar në Kërkesë për siguri gjatë kësaj ndeshje, ka përpiluar Plan operativ që të ofrojë siguri për të gjithë të pranishmit në këtë ndeshje sportive.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes rreth orës 16:45 personi i dyshuar  L.L (1985) ka hyrë në fushë të lojës prapa portës së ekipit të Prishtinës, me ç’rast oficeri policor ka ndërmarrë veprime për ta larguar të dyshuarin nga ai vend pasi që ishte krijuar pakënaqësi nga tribunat vendase dhe ishte përkeqësuar situata.

Pësoni i dyshuar nuk ka përfillur urdhrin e policisë dhe i njëjti ka sulmuar oficerin policor duke e goditur në pjesën e sipërme të trupit.

I dyshuari është sjellur ne Stacionin policor Pejë, në njësitin e hetimeve dhe pas intrvistimit me urdhër të Prokurorit i njëjti mbahet për 48 orë në qendrën e mbajtjes, ndërsa viktima (oficeri policor) për lëndimet e marra nuk ka dashur te pranoj tretman mjekësor. Rasti është cilësuar ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës është duke bërë vlerësimet pas operacionale lidhur me veprimet e zyrtarëve policor të caktuar në detyrë sipas planit operativ në ketë ndeshje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera