Sport

Kjo është dieta e Anthony Joshua

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 29 April 2017
Besojeni ose jo, por në një ditë ai shpenzon 300 euro për të pasur të gjithë ushqimet që i duhen për trupin e tij gjigant.

Sonte në mbrëmje britaniku Anthony Joshua do të përballet me Wladimir Klitschko për peshat e rënda. Por suksesi pas kampionit të njohur në Britani, qëndron në dietën e tij, e cila është shumë e pasur me kalori dhe proteina.

Besojeni ose jo, por në një ditë ai shpenzon 300 euro për të pasur të gjithë ushqimet që i duhen për trupin e tij gjigant. Më poshtë ju sjellim edhe menunë e tij, për të tria vaktet.

Mëngjes
Pesë vezë të shoqëruar me avokado dhe më pak limon, erëza, një sasi e konsiderueshme spinaqi dhe tre tostë. Blenderi i mbushur fruta të freskëta, tërshërë, kos, qumësht dhe sigurisht nuk mungon as mjalti.

-Advertisement-

Drekë
Një racion i madh me makarona me perime, domate dhe dy pula. Embëlësira është e mbushur me me fruta të freskëta, arra, mjaltë dhe granola.

Darkë
Peshk, patate e ëmbël, oriz, lëng frutash. Darka është e bazuar kryesisht në proteina dhe përfshinë një sasi të konsiderueshme me qumësht, arra përpara se të shkojë në shtrat. Ai merr dhe disa proteina të cilat e ndihmojnë që të shërohet nga dëmtimet e ndryshme që mund të ketë pësuar.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy