Lajme

(Drejtpërsëdrejti) Gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni, protestuesit i sulmojnë deputetët dhe gazetarët

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 27 April 2017

Vazhdon të rritet numri i protestuesve ndërkohë që në ambientet e Kuvendit nuk vërehet asnjë lëvizje nga forcat e rendit.

Përveç sulmit brenda Kuvendit një person ka filluar t’i godas edhe gazetarët që ndodhen jashtë Kuvendit. Gazetarja e Alsat-M, Melihate Rustemi, raporton se ajo është tërhequr zvarrë nga një person i cili ka tentuar t’ia merr mikrofonin.

Deputet po zbresin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e pres-konferencave për shkaqe sigurie. Turma e qytarëve ka hyrë në press-konferencën duke i sulmuar deputetet. Ndërkohë në në sallë nuk vërehet prania e asnjë polici. Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit, në pamjet që po transmetohen vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

-Advertisement-


Xhaferi për Alsat-M: Nuk ka nvojë për panik

Nuk nevojë për panik, kështu deklaroi kryeparlamentari i sapo zgjedhur, Talat Xhaferi, në një linjë telefonike për Alsat-M.

“Nuk jemi të bllokuar thjesht qëndrojmë këtu, nuk ka të bëjë me bllokimin. Ky qëndrim është i paraparë të jenë kështu në këto situata. Nuk ka nevojë për shqetësim”, deklaroi Xhaferi.

Ndërkohë Zaev përsëri ka kërkuar të ruhet gjakftohtësia. Në seancë sot nuk ishte i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.


Xhaferi: Institucionet do të krijohen në bazë ligjeve dhe Kushtetutës 

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi, edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për gazetarët deklaroi puçistë të vërtetë janë ato funksionar të VMRO-DPMNE-së që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.  Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve – tha kryeparlamentari Xhaferi.

Gazetari i Alsat-M nga Kuvendi raporton për gjendje e jashtëzakonshme atje. Protestuesit kanë hyrë brenda në sallën kryesore ndërkohë në sallën e press-konferencave janë të bllokuar bashkë gazetaret me shumicën parlamentare. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka apeluar të ruhet gjakftohtësia.


Shumica parlamentare në Kuvend, deputetët LSDM-së, Alencës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhen  Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit. Menjëherë pas votimit Xhaferi ka dhënë betimin ndërkohë froni i kreut të Kuvendit po mbahet e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.

Ndërkohë situata jashtë është mjaftë e tensionuar. Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar”  të cilët janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur revoltëne  tyre tashmë kanë hyrë brenda në Kuvend. Ndërkohë kryetari i sapozgjedhur, Talat Xhaferi po tenton të jap deklaratë për shtyp.


Veljanovski përfundon seancën në Kuvend, deputetët refuzojnë të largohen

Pasdita krijoi një situatë tejet të tensionuar në Kuvend të përcjellë me fishkëllima, të bërtitura, duartrokitje dhe këngë. Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në duar institucionin. Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët. Megjithatë pas himnit, deputetët e LSDM-së njëzëri dhe më këngë, kërkuan përgjegjësi nga Nikolla Gruevski dhe përfundimin e tij në burgun e Shutkës.

Në një ndërhyrje procedurale deputeti i Besës, Zeqirja Ibrahimi tha se nëse u thye rregullorja për ndërhyrje procedurale duke u kënduar himni i Maqedonisë edhe ai do të këndojë himnin shqiptar.

“Më vjen keq që në fund e thyet rregulloren dhe e tejkaluat kohën që rregullorja parashikon për ndërhyrje procedural për të kënduar himni. Nëse u lejua të këndohet himni i maqedonas atëherë edhe unë do të këndojë himnin shqiptar”, tha Zeqirja Ibraimi.

Menjëherë pas përfundimit “ndërhyrjes procedurale”, udhëheqësi i seancës konstituive Trajko Veljanovski e përmbylli vazhdimin e seancës konstituive edhe për sot. Megjithatë deputetët e shumicës parlamentare por edhe ata të VMRO-DPMNE-së kanë refuzuar të largohen. Shumica parlamentare kërkon të votohet për tejkalimin në pikën e rradhës kurse VMRO-ja këmbëngul për zgjedhjeve të reja parlamentare. Për momentin raportohet se sitiata është e qetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera