Westbrook, më i shtrenjti në historinë e basketbollit
Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 26 April 2017
Basketbollisti i Oklahomas, Russell Westbrook mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohëve, shkruan zeri.info. Westbrook pas vetes ka një kampionat fantastik në aspektin personal me mesatare “trille-double”, por që nuk ndikoi mjaftueshëm që skuadra e tij të kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.
Megjithatë, ngushëllimin për eliminim mund ta gjejë gjatë verës kur pritet të nënshkruajë kontratën e re. Marrëveshja e re e arritur u mundëson skuadrave të NBA-së të rrisin dukshëm pagat e basketbollistëve.
ESPN njofton se Westbrook do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me të cilën do të inkasojë 220 milionë dollarë, duke u bërë basketbollisti më i paguar në historinë e këtij sporti.
Westbrook do të paguhet 40 milionë dollarë në vit, që do të jetë paga më e lartë që ka marrë një basketbollist në NBA. Në kampionatin e sivjetmë ai pati mesatare prej 31.6 pikë, 10.4 asistime dhe 10.7 kërcime./Zëri/
Të tjera
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...
-
Stoltenberg: Besimi i Ukrainës te aleatët e NATO-s është dëmtuar nga dështimet e dërgimit të armëve
Besimi i Ukrainës te aleatët e saj të NATO-s është “rënduar” për shkak të von...
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...