Lajme

Lekaj zbulon porosinë që i dha Haradinaj një ditë para vendimit të Gjykatës franceze

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 26 April 2017

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka porositur bashkëpartiakët e tij që të vazhdojnë të punojnë për të mirën e vendit, t’i lëvizin proceset para pavarësisht se çfarë do të ndodh me të në gjykimin e së enjtes në Colmar të Francës.

Haradinaj këtë porosi ia ka lënë shefit të Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj tha se Haradinaj është optimist si çdo herë dhe fare nuk i intereson se çfarë do të ndodh me të.

-Advertisement-

“Ai ka porositur që t’i vazhdojmë proceset, të punojmë për vendin dhe pa marr parasysh epilogun,  proceset të shkojnë përpara për të mirën e vendit dhe forcimin e shtetit”, tregoi Lekaj, porosinë e Haradinaj nga Franca.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ritheksoi se ndalimi i Haradinaj në Francë është puro politike, por presin që ai të të kthehet në Kosovë.

“Janë shtjerr të gjitha hapësirat që të vazhdohet me ndalesën e Haradinaj në Francë. Presim vendim pozitiv dhe kthimin e Haradinajt në Kosovë”, shtoi tutje ai.

Lekaj tha se edhe qytetarët e vendit presin që ta takojnë Haradinajn në Prishtinë.

Sipas tij, në rast se Gjykata në Colmar të Francës do të vendosë për ekstradimin e tij në Serbi, atëherë pasojat do t’i marrin ata që dëshirojnë destabilizim të situatës në rajon.

“E kemi bërë të qartë nëse ndodh ekstradimi i tij dhe nëse dikush dëshiron destabilizim të rajonit atëherë pasojat do t’i marrin ata vet…”, tha ai për Telegrafin.

Ndryshe, ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt pritet të marrë fund nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës. Haradinaj, i cili po mbahet në ndalim në shtetin francez, nga 4 janari i këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për kinse krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera