Sport

Me gjithë dështimet, statistikat e nxjerrin Krasniqin kampion ndër shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 25 April 2017

Ka shumë boksierë të mëdhenj, madje të nivelit më të lartë botëror, që karrierën e mbyllin pa arritur te shifra e 46 fitoreve në profesionizëm. Këtë shifër tashmë e ka boksieri më i mirë shqiptar i kohës, Haxhi Krasniqi, shkruan sot Koha Ditore.

Krasniqi, po ashtu, ka edhe pesë humbje, ndërsa shifra e fitoreve me shumë gjasa do të rritet ende. Nuk përjashtohet mundësia të rritet edhe shifra e humbjeve që në pesë arriti të shtunën mbrëma në Erfurt të Gjermanisë, ku Krasniqi u mposht nga legjenda Arthur Abraham në meçin eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO.

Boksi, sidomos ai profesionist, vlerësohet të ketë shumë adhurues në mesin e shqiptarëve. Është folur e shkruar shumë para e pas meçit të Krasniqit me Abrahamin, boksierin që për kohë të gjatë ka mbajtur titull të botës. Pritjet ishin të mëdha, njëjtë si dëshpërimi pas humbjes. Rrjetet sociale janë shfrytëzuar për t’u shfryrë tifozët, ndërsa nuk munguan edhe fyerjet ndaj Krasniqit, të njohur tashmë me emrin Robin.

-Advertisement-

Por me gjithë dëshpërimin e një pjese të tifozëve nga paraqitja e fundit e Krasniqit, ai mbetet prej boksierëve më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Të paktën statistikat e thonë këtë dhe, po ashtu, pesha e meçeve të zhvilluara prej tij.

Në kampin e Haxhi Krasniqit vlerësojnë se ai është edhe boksieri më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave. Krasniqi ka boksuar dy herë për titull të botës në versionet e forta, si asnjë boksier tjetër shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera