BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat
Autori: Gazeta inFokus
21:43 | 29 November 2026
Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e standardit të ri të emetimeve “Euro 7”, i cili sjell kërkesa të reja për automjetet e reja, duke përfshirë jo vetëm shkarkimin e gazrave, por edhe ndotjen që shkaktohet nga konsumimi i frenave dhe gomave.
Rregullat e reja, që nisin të zbatohen që më 29 nëntor të 2026-ës, për modelet e reja të automjeteve, synojnë të reduktojnë ndotjen nga grimcat e imëta dhe të garantojnë qëndrueshmëri më të madhe të baterive në automjetet elektrike dhe ato hibride plug-in.
Frenat dhe gomat, nën kontroll më të rreptë
Një nga ndryshimet kryesore të standardit “Euro 7”, është vendosja e kufijve për grimcat që çlirohet nga konsumimi i frenave gjatë përdorimit të automjetit.
Sipas rregullave të reja, automjetet me sisteme konvecionale frenimi, do të duhet të kufizojnë emetimin e grimcave të imëta në 7 miligramë për kilometër, ndërsa për automjetet plotësisht elektrike, kufiri fillestar është 3 miligramë për kilometër.
Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe konsumimit të gomave, të cilat gjatë lëvizjes çlirojnë grimca të vogla plastike dhe materiale të tjera që përfundojnë në mjedis.
Komisioni Evropian e konsideron konsumimin e gomave, një burim të rëndësishëm të mikro-plastikës, ndaj standardi i ri i parashikon teste dhe kërkesa specifike për të nxitur prodhimin e gomave më të qëndrueshme.
Bateritë e makinave elektrike duhet të ruajnë kapacitetin
“Euro 7” sjell gjithashtu kërkesa të reja për jetëgjatësinë e baterive të automjeteve elektrike dhe hibride plug-in. Sipas standardit, bateritë duhet të ruajnë të paktën 80% të kapacitetit fillestar pas pesë vitesh përdorimi ose 100 mijë kilometrash.
Ndërsa pas tetë vitesh ose 160 mijë kilometrash, kapaciteti i baterisë duhet të jetë të paktën 72% e vlerës fillestare. Këto kërkesa synojnë të garantojnë performancë më të qëndrueshme të automjeteve elektrike dhe të ofrojnë më shumë siguri për konsumatorët lidhur me jetëgjatësinë e baterive.
Çfarë ndryshon për blerësit e makinave?
Standardi i ri parashikon gjithashtu krijimin e një dokumenti të posaçëm, të quajtur “Pasaporta Mjedisore e Automjetit”, ku do të përfshihen të dhëna për emetimet e CO2, konsumin e karburantit dhe energjisë elektrike, jetëgjatësinë e baterisë dhe autonominë e automjeteve elektrike.
Prodhuesit e automjeteve pritet të përballen me kosto shtesë për përshtatjen me kërkesat e reja, përfshirë teknologjitë e monitorimit dhe komponentët që reduktojnë ndotjen.
Megjithatë, standardi Euro 7 nuk i ndryshon në mënyrë thelbësore kufijtë ekzistues të emetimeve të CO₂ nga marmita për makinat e lehta, por zgjeron kontrollin drejt burimeve të tjera të ndotjes.
Rregullat do të zbatohen fillimisht për modelet e reja të makinave dhe furgonëve nga 29 nëntori 2026, ndërsa nga 29 nëntori 2027 do të bëhen të detyrueshme për të gjitha automjetet e reja të kategorive përkatëse që regjistrohen në Bashkimin Evropian.
Automjetet që janë tashmë në qarkullim nuk preken nga këto kërkesa të reja. Me “Euro 7”, Bashkimi Evropian synon të zgjerojë kontrollin e ndotjes në të gjithë ciklin e përdorimit të automjeteve, duke përfshirë edhe burimet që deri më tani nuk ishin pjesë e standardeve tradicionale të emetimeve.

T� tjera
-
Mungesa e stafit: Mbyllen përkohësisht dy AMF në Gjilan
Banorët e Kishnapolës dhe disa fshatrave përreth në Gjilan po përballen me vë...
-
Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e zgjerimit të BE-së
Krerët institucionalë të Kosovës dhe njohësit e integrimit evropian po kërkoj...
-
Në Hamburg të Gjermanisë, u promovua libri Atletet e Lirisë, i ish Ambasadorit Gjergj Dedaj
Në Hamburg të Gjermanisë, në vigjilie të 28 nëntorit, të Ditës së Flamurit dh...
-
Deficiti tregtar u thellua nga 2,82 në 6,11 miliardë euro, Bajrami kundërshton raportin e Kurtit
Deficiti tregtar i Kosovës u thellua me 3,29 miliardë euro në pesë vjet. Në v...
-
Protesta në Tiranë, protestuesi godet policin pas shpine, e rrëzon në tokë dhe largohet me vrap
Një tjetër moment përplasjesh është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar ...
-
Muja mburret me të “arriturat” në bujqësi, bujqit e sakatojnë me komente
Në postimin e fundit që Armend Muja e ka bërë në Facebook, ku ka shpërndarë p...
-
U vra në përplasjen me policinë italiane, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar
30-vjeçari Silvester Cami është shqiptari që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit t...
-
Bajrami i reagon ashpër Kurti për eksportet: Ku është përmirësimi?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami, ka krahasuar de...
-
Prenkaj: Për shkak të politikës jokordinuese janë ftohur miqtë e Kosovës, vendi e ka humbur besimin
Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës sa i p...
-
Basha thotë se të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë janë të hapura, flet edhe për temperaturat
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar për gjendjen e rrugëve n...
-
Policia apel qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik: Përdorni pajisjet dimërore, përshtateni shpejtësinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në t...
-
Çitaku-Speciales: U mor vesh sa herë shtrohet sofra në Hagë, tregoni si u gatua padrejtësia, 2.356 dokumente nga Serbia në dosje
U.d kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj...






























