Lajme

Në Hamburg të Gjermanisë, u promovua libri Atletet e Lirisë, i ish Ambasadorit Gjergj Dedaj

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 29 November 2026

Në Hamburg të Gjermanisë, në vigjilie të 28 nëntorit, të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, u promovua libri Atletët e Lirisë, i ish Ambasadorit Gjergj Dedaj.

Në këtë libër autori Dedaj, përshkruan angazhimet, zhvillimet dhe ngjarjet politike të Kosovës, nga viti 1991-2021, të tri dekadave vendimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Aty përfshihet periudha e paraluftës e viteve të 90-ta, të angazhimeve politike të ndërkombëtarizimit dhe identifikimit të çështjes së Kosovës, pastaj periudha e viteve 1997-1999, e cila pasqyron luften epike dhe heroike të UÇK dhe martirizimin e popullit të Kosovës, për liri, pavarësi, demokraci dhe pavarësi, duke përfshirë Marrëveshjen e Rambujesë dhe intervenimin e NATO-s,në partneritet me SHBA, BE dhe boten demokratike, duke përfshirë edhe periudhen e pasluftës, konsolidimin dhe sanimin e pasojave të luftës,ndërtimin e institucioneve demokratike dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy