Deficiti tregtar u thellua nga 2,82 në 6,11 miliardë euro, Bajrami kundërshton raportin e Kurtit
Autori: Gazeta inFokus
20:53 | 29 November 2026
Deficiti tregtar i Kosovës u thellua me 3,29 miliardë euro në pesë vjet. Në vitin 2020, Kosova importoi mallra me vlerë 2,82 miliardë euro më shumë se sa eksportoi. Në vitin 2025, kjo diferencë arriti në 6,11 miliardë euro. Shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) i ka publikuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në reagimin e saj ndaj raportit të Qeverisë Kurti për eksportet, shkruan Gazeta Infokus.
Në faqen 9 të raportit, të cilën e citon Bajrami, Qeveria e paraqet dyfishimin e eksporteve si arritje dhe shkruan: “Përmirësuam ndjeshëm raportin eksport-import, duke e ngritur nga 1:9 në 1:6,6”.
Bajrami kundërshton pikërisht pretendimin për përmirësim. Sipas të dhënave që ajo ka publikuar, për çdo euro eksport, Kosova importonte mallra në vlerë prej 6,94 eurosh në vitin 2020 dhe 6,20 eurosh në vitin 2021. Në vitin 2025, për çdo euro eksport, vendi importoi mallra në vlerë prej 7,49 eurosh.
Eksportet pothuajse u dyfishuan nga viti 2020 deri më 2025, nga 474,9 milionë në 942,1 milionë euro. Por importet u rritën edhe më shpejt, nga 3,30 miliardë në 7,06 miliardë euro. Kjo e thelloi deficitin tregtar edhe pse Kosova eksportoi më shumë.
“Ku është përmirësimi për të cilin po flisni, krahasuar me vitin 2020 ose 2021?”, ka pyetur Bajrami.
Bajrami, ish-ministre e Financave dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, e ka kritikuar edhe më herët mënyrën se si Qeveria Kurti i paraqet rezultatet ekonomike. Në debatet për punësimin dhe investimet kapitale, ajo e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, për manipulim me shifra dhe përqindje.

T� tjera
-
BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat
Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e standardit të ri të emetimeve “Euro 7”,...
-
Mungesa e stafit: Mbyllen përkohësisht dy AMF në Gjilan
Banorët e Kishnapolës dhe disa fshatrave përreth në Gjilan po përballen me vë...
-
Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e zgjerimit të BE-së
Krerët institucionalë të Kosovës dhe njohësit e integrimit evropian po kërkoj...
-
Në Hamburg të Gjermanisë, u promovua libri Atletet e Lirisë, i ish Ambasadorit Gjergj Dedaj
Në Hamburg të Gjermanisë, në vigjilie të 28 nëntorit, të Ditës së Flamurit dh...
-
Protesta në Tiranë, protestuesi godet policin pas shpine, e rrëzon në tokë dhe largohet me vrap
Një tjetër moment përplasjesh është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar ...
-
Muja mburret me të “arriturat” në bujqësi, bujqit e sakatojnë me komente
Në postimin e fundit që Armend Muja e ka bërë në Facebook, ku ka shpërndarë p...
-
U vra në përplasjen me policinë italiane, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar
30-vjeçari Silvester Cami është shqiptari që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit t...
-
Bajrami i reagon ashpër Kurti për eksportet: Ku është përmirësimi?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami, ka krahasuar de...
-
Prenkaj: Për shkak të politikës jokordinuese janë ftohur miqtë e Kosovës, vendi e ka humbur besimin
Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës sa i p...
-
Basha thotë se të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë janë të hapura, flet edhe për temperaturat
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar për gjendjen e rrugëve n...
-
Policia apel qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik: Përdorni pajisjet dimërore, përshtateni shpejtësinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në t...
-
Çitaku-Speciales: U mor vesh sa herë shtrohet sofra në Hagë, tregoni si u gatua padrejtësia, 2.356 dokumente nga Serbia në dosje
U.d kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj...


































