Lajme

Ndalohet personi i tretë i dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 29 November 2026

Policia e Kosovës ka ndaluar edhe personin e tretë të dyshuar në kuadër të hetimeve për përgatitjen e një vrasjeje të rëndë në bashkëkryerje.

I dyshuari është ndaluar të dielën rreth orës 04:30, në pikën kufitare në Han të Elezit, në hyrje të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte në kërkim policor lidhur me këtë rast.

-Advertisement-

Pas identifikimit dhe veprimeve procedurale, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Me ndalimin e tij, numri i personave të ndaluar në kuadër të këtij rasti ka arritur në tre.

Hetimet po vazhdojnë në koordinim mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy