Lajme

Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 29 November 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka sfiduar Qeverinë të tregojë se ku janë 800 kilometra rrugë që kryeministri Albin Kurti tha se u shtruan gjatë mandatit qeverisës të Kurti 2.

“800 kilometra rrugë të ndërtuara gjatë mandatit, ku janë?”, pyeti Bajrami.

“Të nderuar qytetarë, Në raportin e ”perlave të Kurtit” rrugët e pakryera paraqitën si kursime, e investimet e planifikuara si suksese. Shiheni vetë çka shkruan në foto, pjesë nga raporti. – 150 milionë euro “kursime” për rrugën Kijevë – Zahaq. Qeveria thotë se i ka kursyer duke i anuluar shpronësimet. Po rruga ku është? Normal se ke kursy për rrugën që nuk e ke kry. Kur të kryhet dil trego sa ka kushtu. – 200 milionë euro të parapara për hekurudhën Hani i Elezit – Leshak. Në raport shkruan “investime të parapara”. Seriozisht, ky është suksesi juaj? Ajo çka ju keni paraparë pas gjatë vitesh në pushtet! Gjendjen e hekurudhave dhe të trenave në Kosovë e dimë të gjithë e edhe sukseset në këtë sektor po ashtu”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Bajrami u ndal edhe te mbi 51 milionë eurot që u përmendën për mirëmbajtjen e rrugëve, si një prej sukseseve.

“51,5 milionë euro për 19 kontrata të mirëmbajtjes së rrugëve. Ata që janë sot në rrugë e shohin vetë çfarë mirëmbajtjeje po marrin. Rrugë me borë gjithandej, e në shumë prej tyre s’po shihet kush duke i pastruar”, shkroi ajo.

Për 800 kilometrat rrugë, Bajrami e sfidoi Qeverinë që ta publikojë listën.

“800 kilometra rrugë të ndërtuara gjatë mandatit. Këtu e sfidoj Qeverinë. Publikojeni listën, rrugë për rrugë, me kilometrat, datën e përfundimit dhe kush e ka financuar secilën. Të shohim sa kilometra i ka ndërtuar Qeveria, sa janë bashkëfinancuar dhe sa i kanë shtruar vetë komunat. Komunat marrin vetëm rreth 21% të buxhetit të përgjithshëm dhe punën që e kanë bërë me buxhetin e tyre, le t’ua njohim atyre. ”800 km” Publikojeni listën!”, shkroi ajo.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy