Lajme

Mrekullia mes tragjedisë – Dr. Genc Shala rrëfen momentet emocionuese të shpëtimit të Amserës nga rrënojat në Restelicë

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 28 November 2026

Një nga ngjarjet më prekëse që ka përjetuar gjatë angazhimit të tij në ushtri, endokrinologu Genc Shala e kujton shpëtimin e Amserës, vajzës që mbijetoi pas tragjedisë së shkaktuar nga orteku i borës në Restelicë.

Gjatë emisionit “Doktor Plus me Arjeta Osmani”, Shala ka rrëfyer për momentet e vështira të operacionit të shpëtimit dhe për guximin e ushtarëve, të cilët nuk u dorëzuan deri në nxjerrjen e vajzës, shkruan Gazeta Infokus.

“Ka qenë kjo vajza që ka shpëtu e vetmja nga familja në Restelicë, kur ka qenë orteku i borës, edhe kam pasë nderin të jem me ata ushtarë shumë trima, të fortë, që kanë qëndru derisa e kanë nxjerrë këtë Amserën”, ka rrëfyer Shala.

-Advertisement-

Ai ka treguar se gjatë operacionit ishin lënduar edhe disa prej ushtarëve, ndërsa vetë kishte qenë i angazhuar në transportimin e tyre dhe të vajzës drejt spitalit të Prizrenit.

Shala ka bërë të ditur se sot si Amsera, ashtu edhe ushtarët që ishin lënduar gjatë operacionit, gëzojnë shëndet të mirë.

Pavarësisht dhimbjes për humbjen e familjarëve të vajzës, mjeku e kujton me emocion ndjenjën e shpëtimit të një jete mes asaj tragjedie.

“Por ka qenë një ndjenjë e mirë që kemi mujtë një fëmijë ta shpëtojmë së bashku me ushtarët e Kërkim-Shpëtimit që kanë qenë në ato momente atje”, ka përfunduar Shala./Gazeta Infokus/

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy