Lajme

Rrezarta Krasniqi kritikon Kurtin në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë: Shqiptarë të dashur, duajeni njëri-tjetrin përtej populizmit

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 28 November 2026

Në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke ngritur shqetësime për moszbatimin e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve, shkruan Gazeta Infokus.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se dashuria e qytetarëve të Kosovës për Shqipërinë nuk matet me numrin e marrëveshjeve të nënshkruara apo me raportet ndërmjet pushteteve në Prishtinë dhe Tiranë.

“Është shumë mirë që dashuria e kosovarëve për Shqipërinë nuk matet me numër të marrëveshjeve dhe me marrëdhënie ndërmjet pushteteve në Prishtinë dhe Tiranë”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ajo ka akuzuar Kurtin se nuk përmend faktin që, sipas saj, shumica e marrëveshjeve të nënshkruara nuk zbatohen, ndërsa mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive nuk janë mbajtur prej katër vitesh.

“Ajo që Kurti ‘harron’ ta thotë këtu, është se shumica e marrëveshjeve të nënshkruara NUK zbatohen, kurse mbledhjet e përbashkëta të qeverive nuk mbahen tash e 4 vjet!”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Krasniqi ka bërë thirrje për dashuri dhe afërsi ndërmjet shqiptarëve, përtej asaj që ajo e cilëson si populizëm politik.

“Shqiptarë të dashur, duajeni njëri – tjetrin përtej populizmit! Urime 28 Nëntori”, ka përfunduar Krasniqi. /Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy