Lajme

27 nëntor “Dita e Forcës” – FSK hap dyert e kazermave për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 27 November 2026

Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i hapë sot dyert e kazermave për qytetarët, me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”.

Aktiviteti do të organizohet në të gjitha kazermat e FSK-së, ku qytetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me kapacitetet ushtarake, të shohin pajisjet dhe mjetet ushtarake, si dhe të takojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kazermat do të jenë të hapura për vizitorë nga ora 10:00 deri në 13:30.

-Advertisement-

Sipas njoftimit të FSK-së, kazermat do të jenë të hapura për vizitorët në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Në kazermën “Adem Jashari” pritet të marrin pjesë edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy