“Nuk ka integritet, ka preferenca politike”, Kadrijaj kritikon procesin e përzgjedhjes së bordeve
Autori: Gazeta inFokus
11:57 | 26 November 2026
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për bordin e RTK-së dhe bordet e tjera publike, duke pretenduar se në këto konkurse po ndikojnë preferencat politike.
Gjatë diskutimit në Kuvend, Kadriaj tha se një nga arsyet pse kandidatët me integritet nuk po aplikojnë, sipas saj, është perceptimi se përzgjedhjet bëhen paraprakisht dhe se pikëzimi gjatë intervistave nuk është i drejtë.
“Këto praktika po përsëriten sa herë ka pasur pikëzim apo intervistim të kandidatëve, qoftë për bordin e RTK-së apo borde të tjera. Është krijuar perceptimi se nuk kanë pse të vijnë të kandidojnë, sepse nuk do të kalojnë dhe se njerëzit janë përzgjedhur para se të vijnë. Ne gjatë pikëzimit e kemi parë se ata që kanë qenë shumë të dobët në intervista janë pikëzuar me maksimumin e pikëve. Ndërsa ata që kanë qenë të mirë dhe të duhur janë pikëzuar me pikët minimale të votave. Ndoshta kjo është arsyeja pse njerëzit me integritet janë tërhequr dhe nuk kanë kandiduar në këtë konkurs”, u shpreh ajo.
Deputetja e Aleancës shtoi se, sipas saj, në këto procese po mbizotërojnë preferencat politike dhe jo integriteti profesional.
“Po shihet që këtu nuk ka integritet, këtu ka preferenca politike. Ai që i përmbush preferencat politike për të qenë në atë bord dhe në atë agjenci kalon, ndërsa të tjerët kot kandidojnë”, deklaroi Kadriaj.

T� tjera
-
Çitaku thërret një konferencë për media në 15:00, PDK s’bën të ditur arsyen
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
MASH mbështet studentët me 30 euro, 50 dhe 70 – hap thirrjen publike për Bursë të Mobilitetit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se ofron mbështetje financi...
-
Flamuri kuqezi dhe i UÇK-së vendosen në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës
Në ulëset e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vendosur sot flam...
-
Blerta Deliu: VV-ja votoi kundër rezolutës që kërkonte barna të rregullta për pacientët me kancer
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e mir...
-
Në listën e Çekut për Këshillin e Shkencës edhe ish-kandidatja e VV-së për deputete
Majlinda Bregasi, ish-kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendos...
-
“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit
Deputeti i LDK-së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një e...
-
Eskalon debati për Bordin e RTK-së, Zemaj dhe deputeti i VV-së me akuza personale
Debati për përbërjen e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka eskal...
-
Kuvendi miraton përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të Shkencës
Kuvendi i Kosovës ka miratuar emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar t...
-
Haxhiu: Jemi pranë krerëve të UÇK-së që edhe këtë nëntor po mbahen në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë
Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën e sotme me përkujtimin e daljes së parë ...
-
Bajrami demanton Kurtin për punësimin: 74 për qind e grave dhe 40 për qind e burrave jashtë tregut të punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ...
-
Ngavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së, Musliu kundërshton arsyetimin
Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se procesi i interv...
-
Nuk kalon rezoluta për energjinë elektrike në Kuvend, 51 deputetë votojnë kundër
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Propozim-Rezolutën nga mocioni përmbajtës...


































