Fokus

LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë pranë “Xhamisë së Llapit” në Prishtinë, lëndohet një person (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 26 November 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të “Xhamisë së Llapit” në Prishtinë, në mes të një motoçiklete dhe një veture, shkruan Gazeta Infokus.

Nga pamjet e siguruara nga Infokus shihet se në këtë aksident është lënduar shoferi i motoçikletës.

Këtë e ka konfirmuar edhe për Infokus zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

-Advertisement-

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Zagrebi në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana. /Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes:

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy