Lajme

Nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë: “Femicidi është urgjencë kombëtare”

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 25 November 2026

Me moton “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë, e organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Përmes kësaj proteste synohet të ngrihet zëri kundër dhunës dhe vrasjes së grave, si dhe të kërkohet mbrojtje më e madhe institucionale për to.

Në kuadër të protestës është paraparë edhe një marsh përgjatë shesheve të kryeqytetit, ku pjesëmarrësit do të shpalosin pankarta me mesazhe kundër dhunës ndaj grave.

-Advertisement-

Protesta po mbahet në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila nis më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfundon më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy