Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore
Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 25 November 2026
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar gjuhën seksiste dhe sulmet me të cilat përballen gratë në politikë, duke theksuar se nuk do të lejojë që fyerjet dhe poshtërimet mbi baza gjinore të trajtohen si pjesë e zakonshme e debatit parlamentar.
Këto deklarata Haxhiu i bëri në Asamblenë e Grave Parlamentare dhe Asambleiste të organizuar nga Grupi i Grave Deputete, në hapje të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, me temën “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”.
Haxhiu tha se gratë në politikë vazhdojnë të përballen me sulme dhe fyerje që nuk lidhen me qëndrimet e tyre politike, por me pamjen, trupin, moshën dhe jetën private.
“Një çështje tjetër që lidhet drejtpërdrejt me pozitën e grave në shoqëri është mënyra se si trajtohen ato në jetën publike, përfshirë këtu edhe gratë në politikë. Gratë në politikë vazhdojnë të përballen me fyerje e sulme që kanë të bëjnë me pamjen, me trupin e tyre, me moshën apo me jetën e tyre private. Një burrë mund të kritikohet ashpër për qëndrimet e tij politike, ndërsa një grua, krahas qëndrimeve, shpesh gjykohet edhe për të drejtat e saj për të qenë aty”, tha Haxhiu.
Ajo u zotua se gjatë kohës sa do të jetë në krye të Kuvendit nuk do të lejojë që gjuha seksiste të normalizohet në institucionin ligjvënës, duke paralajmëruar ndërhyrje ndaj çdo fyerjeje dhe poshtërimi me bazë gjinore, pa marrë parasysh përkatësinë politike të deputetëve.
“Për sa kohë e drejtoj Kuvendin nuk do të lejoj që gjuha seksiste të trajtohet si pjesë e zakonshme e debatit parlamentar. Le të më quajnë arrogante, le të më quajnë e ashpër, unë do të ndërhyj ndaj fyerjeve dhe poshtërimeve mbi baza gjinore, pa dallim partie. Për të gjitha partitë politike do të vlejë njësoj. Gjithashtu do të angazhohem që Kodi i Etikës të përcaktojë qartë përgjegjësinë dhe pasojat për sjelljet e tilla”, theksoi kryetarja e Kuvendit.
Haxhiu kërkoi që i njëjti standard të zbatohet edhe në kuvendet komunale, ku, sipas saj, gjuha seksiste ndaj grave asambleiste vazhdon të jetë shqetësuese.
Ajo tha se ka qenë dëshmitare e rasteve kur gratë në kuvendet komunale përballen me gjuhë fyese dhe seksiste, duke bërë thirrje që ato të kenë mundësi të ushtrojnë funksionet e tyre politike pa u sulmuar për shkak të gjinisë.
“Do të dëshiroja që këtë standard ta forcojmë edhe në kuvendet komunale. Unë kam parë, kam dëgjuar dhe jam dëshmitare e gjuhës seksiste që përdoret edhe në kuvendet komunale ndaj asamblisteve tona pa dallim partie. Gratë duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në politikë, ku flasin dhe të kundërshtojnë pa u përballur me sulme për shkak të gjinisë. Prandaj, më konsideroni aleate, konsiderojeni edhe bordin e grave deputete aleate në adresimin e këtyre shqetësimeve dhe këtyre sfidave të përbashkëta”, u shpreh ajo.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin e Grupit të Grave Deputete me organizatat partnere, duke theksuar se dallimet politike nuk duhet të pengojnë angazhimin e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së grave.
“Në këtë punë pra, Grupi i Grave Deputete është partner i rëndësishëm, e vlerësoj bashkëpunimin e grupit të grave edhe me organizatat partnere. Ne mund të kemi qëndrime shumë të ndryshme politike, por kjo nuk na pengon që të merremi seriozisht me sigurinë e grave, me të drejtat e tyre dhe me përgjegjësinë e institucioneve ndaj tyre”, deklaroi Haxhiu.
Ajo theksoi edhe rëndësinë e përfshirjes së burrave në këtë përpjekje, duke kërkuar që ata që mbajnë përgjegjësi publike të jenë më të pranishëm në diskutimet për barazinë gjinore dhe më të vendosur në kundërshtimin e gjuhës që poshtëron gratë.
“Edhe burrat që mbajnë përgjegjësi publike kanë rol të rëndësishëm në këtë përpjekje. Dua t’i shoh më të pranishëm në këto diskutime dhe më të vendosur për ta kundërshtuar gjuhën dhe sjelljen që e poshtëron gruan, edhe kur ajo vjen nga rrethi i një partie tjetër”, shtoi Haxhiu.

T� tjera
-
KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit
KOSTT ka njoftuar me qëllim të intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transf...
-
Ymeri alarmon për importin e rrymës: Kostoja arrin rreth 124 mijë euro për një orë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për importin e vazhdu...
-
Rrënimet në Ujman, reagon Ambasada e SHBA-së: Zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit ligjor s’kontribuon në stabilitet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë thënë se zbati...
-
Raporti i Kurtit për sukseset qeveritare, Bajrami ia rendit premtimet e parealizuara
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Kurti pas publ...
-
Kurti i bindur se ua ndreqi punët popullit që ankohet: Rritja ekonomike po ndihet në jetën e qytetarëve
Kryeministri Albin Kurti publikoi mëngjesin e sotëm një dokument me “të arrti...
-
Sociologu Sumiçi për rastet alarmante të dhunës seksuale: Shoqëria ende fajëson viktimën dhe krijon një kulturë të heshtjes
Nisja e fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e gjen Kos...
-
Sindikata e Doganës dënon sulmin ndaj oficerit doganor në qytetin e Podujevës
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) ka dënuar sulmin e raportuar ...
-
AGK-ja e ngjyros logon në portokalli në shenjë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është bashkuar fushatës globale “...
-
ALARMANTE: 610 raste të dhu*nimit dhe mbi 1,000 raste të ngacmimit e sulmit sek*sual në Kosovë
Dhuna seksuale në Kosovë ka marrë përmasa alarmante, me mbi 1,600 raste të re...
-
Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i programit të ri qeveris...
-
Dy shqiptarë tentuan të hyjnë në shtëpinë e çiftit mbretëror në Angli, dyshohet se u futën për të vjedhur
Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dys...
-
Haxhiu: Përgjegjësia për ta ndalur dhu*nën ndaj grave është e të gjithëve
Me rastin e nisjes së fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjino...



































