Lajme

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 24 November 2026

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e tregtisë me entitete serbe ende nuk ka filluar të zbatohet.

Sipas saj, raportimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka treguar se deri më tani institucionit i është dërguar vetëm kërkesa Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) për identifikimin e bizneseve serbe, ndërsa vendimi nuk është implementuar as në aspektin administrativ.

Ymeri ka ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën e tregtimit të energjisë elektrike, duke theksuar se ZRRE nuk merret me origjinën e rrymës, por kriter referues është çmimi, të cilin e përzgjedh KEDS/KESCO.

-Advertisement-

Postimi i Ymërit në Facebook:

E para:

Nëse mendon dikush që nga dita e vendimit të Qeverisë është ndal tregtia me entitete serbe, raportimi i ZRRE ka tregu që deri më tani vetëm kërkesa i ka shkuar ARBK-së për listën e bizneseve (se cilat janë biznese serbe).

Ende nuk është implementuar as nga ana administrative vendimi.

E dyta:

Është rikonfirmuar disa herë që ZRRE nuk merret me origjinën e rrymës por se kriteri referues është çmimi i rrymës që normalisht e zgjedh KEDS/Kesco.

Poashtu, KEDS/Kesco nuk e ka për detyrë me tregtu nëpërmjet Alpex Bursës edhe mund tē zgjedh një biznes privat (edhe po të jetë me 2 punëtorë) me e kry tregtimin e rrymës me rrugë bartëse që zgjedhen për tregti.

Krejt kjo bëhet si bëhet, na faturohet neve me një çmim të caktuar, me tarifa të rritura 3 herë për 5 vjet.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy