Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vra*sja e grave s’justifikohet
Autori: Gazeta inFokus
18:07 | 24 November 2026
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për rastin e Arlinda Zekajt edhe pse ajo iu kërkuar për disa ditë me radhë në protestat në Prishtinë, tha se sot ka mirëpritur lajmin për arrestimin edhe katër personave të tjerë.
“Sot u arrestuan edhe katër të dyshuar të përfshirë në vrasjen e Arlinda Zekaj. Hetimet për këtë rast duhet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë të tij. Mirëpres çdo hetim dhe veprim institucional që ndihmon në zbardhjen e plotë të rastit dhe sjelljen para drejtësisë jo vetëm të kryesve, por edhe të të gjithë atyre që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e këtij krimi”.
Sveçla thotë se vrasja e grave “nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj”.
Përveç kësaj, ministri i Brendshëm përmendi edhe dënimin për vrasjen e Liridona Ademajt.
“Dënimi me burgim të përjetshëm i konfirmuar dje ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës është një dëshmi e rëndësisë së ndëshkimit të merituar për krime të tilla”.
Ai tha se mbështet “të institucioneve tona në zbardhjen e çdo rrethane dhe në vënien para përgjegjësisë të secilit që ka pasur dijeni për rrezikun me të cilin përballej Arlinda, përfshirë edhe ata që, përballë kërkesës së saj për të jetuar e sigurt, madje edhe në pronën e saj, kanë zgjedhur të qëndrojnë spektatorë në vend se të veprojnë për mbrojtjen e jetës së saj”.
“Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar sipas ligjit”, përfundon Sveçla.
Vrasja e Arlinda Zekajt zgjoi revoltë kombëtare pasi e ndjera kishte kërkuar dhe dokumentuar në vazhdimësi dështimin e institucioneve për të mbrojtur jetën e saj.
Dorëheqja e Sveçlës dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, u kërkua nga protestuesit për përgjegjësinë politike të tyre në dështimin e sistemit, por asnjëri nuk e ka bërë këtë.
Më pas drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, njoftoi se kishte dhënë dorëheqje për rastin e Zekajt.

T� tjera
-
Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po go*ditej me sëpatë, nuk ndërhyri
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme n...
-
Kush janë dy personat që sipas Prokurorisë e ndihmuan Albert Sylajn në arrati pasi e vra*u Arlinda Zekajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ...
-
Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K, veç e veç me gjobë në s...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK – Prokuroria KONFIRMON: Pesë persona dhe KEK-u dyshohen për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kallëz...
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...

































