Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Autori: Gazeta inFokus
08:11 | 24 November 2026
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë.
Në takim kanë marrë pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama, kryetarja e organizatës Gratë për Vetëvendosje, njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe koordinatori i Rinisë për Vetëvendosje, Libron Kelmendi.
Sipas njoftimit të publikuar nga partia, zgjedhjet e brendshme janë shpallur më 1 nëntor me vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe procesi pritet të përmbyllet brenda gjashtë muajve.Aktualisht, qendrat e Vetëvendosjes janë duke përgatitur kalendarët zgjedhorë, duke përditësuar listat e anëtarësisë dhe duke ndërmarrë hapat për organizimin e këtij procesi.
Në njoftim thuhet se zgjedhjet e brendshme synojnë ripërtëritjen e strukturave, përfshirjen e gjeneratave të reja dhe profesionistëve, si dhe zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarëve në jetën organizative të partisë.Procesi do të zhvillohet nëpër lagje dhe fshatra të komunave të Kosovës.
Megjithatë, në njoftimin e partisë nuk është bërë e ditur nëse Albin Kurti do të rikandidojë për një mandat të ri në krye të Lëvizjes Vetëvendosje.

T� tjera
-
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-së
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-sëShare Button Gaze...
-
Mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës
Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës.Sipas nj...
-
Tetë komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje, në rend dite edhe buxheti 2027
Tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje,...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Tenderi 19 milionësh për Stadiumin e Pejës: Projekti u riplanifikua për 6.5 milionë euro më pak në 2026, në projektbuxhetin 2027 nuk figuron fare – OSHP-ja anuloi vendimin e Ministrisë
Ndryshime milionëshe në planifikimet buxhetore, tenderë të përsëritur, anulim...
-
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror temperaturat kanë pësuar ulje intensi...
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin ...
-
Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”
“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me...
-
Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët, 16 shqiptarë të ekstraduar
Nga arrestimi i bosit të mafias irlandeze Daniel Kinahan deri te sekuestrimi ...
-
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës
Milan Radoiçiq, i cili e ka pranuar publikisht se organizoi sulmin e armatosu...





























