Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Autori: Gazeta inFokus
17:05 | 22 November 2026
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se, sipas tij, kjo lojë është haram, transmeton IndeksOnline.
“GTA 6 ËSHTË HARAM! Prindër, mos ua blini fëmijëve këtë lojë, por as vetë mos e luani! Sipas vlerësimeve zyrtare të ESRB në ShBA dhe PEGI në Evropë, loja GTA 6 përmban dhunë brutale, vrasje, lakuriqësi, përmbajtje të turpshme dhe përdorim të drogës e alkoolit. Fakti që kjo lojë është klasifikuar për të rritur, nuk do të thotë se përmbajtja e saj është e pranueshme nga ana morale dhe fetare”, ka shkruar ai.
Pos tjerash, imami thotë se nga këndvështrimi islam, për shkak të përmbajtjes së saj, kjo lojë është e ndaluar (haram), si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.
“Zoti i Madhëruar thotë: “Mos e ndihmoni njëri-tjetrin në mëkate e armiqësi.” | KURAN, 5:2 | Përgjegjësia për edukimin e fëmijëve fillon me shembullin që e japim. Jo çdo lojë elektronike është e ndaluar, por jo çdo gjë që quhet lojë është e lejuar”.

T� tjera
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...



































