Lajme

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 22 November 2026

Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke vlerësuar kontributin e atdhetarëve dhe intelektualëve shqiptarë në unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka nderuar figurat që kontribuuan në këtë ngjarje historike, ndër ta Mithat Frashërin, kryetar të Kongresit, Gjergj Fishtën, kryetar të Komisionit të Alfabetit, si dhe Parashqevi Qiriazin, Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Shahin Kolonjën dhe Gjergj Qiriazin, raporton IndeksOnline.

-Advertisement-

Në këtë përvjetor është vlerësuar gjithashtu kontributi i Sevastie Qiriazit dhe familjes Qiriazi, klubit “Bashkimi” të Manastirit, si dhe shoqërive e klubeve shqiptare që ndihmuan në realizimin e kësaj vepre historike.

Sipas Qeverisë, Kongresi i Manastirit dëshmoi fuqinë e organizimit dhe të dijes në shërbim të çështjes kombëtare, duke kapërcyer dallimet për një qëllim të përbashkët: unifikimin e alfabetit dhe zhvillimin e arsimit e kulturës shqiptare.

Në mesazhin e saj, Qeveria ka theksuar se përgjegjësia e institucioneve sot është vazhdimi i kësaj trashëgimie përmes arsimit cilësor, mbështetjes për mësimdhënësit, librit dhe shkencës, si dhe ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe në institucione dhe në mërgatë.

“Bashkimi që u ndërtua përmes shkronjave duhet të thellohet përmes dijes dhe mundësive të barabarta për çdo brez”, thuhet në mesazhin e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës ka uruar qytetarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy