Lajme

‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 21 November 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës, është duke u djegur për herë të dytë deponia regjionale e mbeturinave, ku edhe ka ndarë pamje.

Bajrami, ka shtuar se banorët e Sferkës, Llutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Nabërgjanit dhe fshatrave përreth po ngulfaten nga tymi, i cili po përhapet edhe më larg.

‘‘Banorët e Pejës janë qytetarë të këtij shteti. Edhe ata votojnë, edhe ata paguajnë taksa. Nuk janë qytetarë të dorës së dytë që shteti me i neglizhu kur kanë nevojë më së shumti. Ku është Qeveria?  Ku është Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave?  Ku është Inspektorati Mjedisor?’’, ka shkruar mes tjerash Bajrami.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

PËR HERË TË DYTË PO DIGJET DEPONIA NË SFERKË TË PEJËS – KU ËSHTË SHTETI?!

Ka disa ditë që deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës po digjet. Banorët e Sferkës, Llutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Nabërgjanit dhe fshatrave përreth po ngulfaten nga tymi, i cili po përhapet edhe më larg.

Njerëzit po detyrohen t’i mbajnë dyert e dritaret mbyllur. Janë tepër të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Kjo është deponi regjionale, jo vetëm e Pejës. Komuna e Pejës nuk mundet me e përballu e vetme këtë gjendje.

Banorët e Pejës janë qytetarë të këtij shteti. Edhe ata votojnë, edhe ata paguajnë taksa. Nuk janë qytetarë të dorës së dytë që shteti me i neglizhu kur kanë nevojë më së shumti.

Ku është Qeveria?

Ku është Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave?

Ku është Inspektorati Mjedisor?

Pse nuk po mobilizohen të gjitha kapacitetet e shtetit.

I bëj thirrje Qeverisë që menjëherë ta angazhojë FSK-në, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe çdo institucion tjetër që mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit.

KJO DEPONI DUHET TË MBYLLET.

Inspektorati Mjedisor duhet të dalë menjëherë në terren, ta konstatojë shkallën e ndotjës dhe të marrë masa urgjente për ndalimin e funksionimit të deponisë, pasiqë aty nuk plotësohen asnjë nga kushtet ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy