Lajme

Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 21 November 2026

Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te personat që përballen me çrregullime të yndyrave në gjak. Për përfitimet e tyre dhe ndikimin në shëndetin e zemrës ka folur kardiologu Artan Ahmeti, gjatë emisionit “Doktor Plus me Arjeta Osmani”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas kardiologut Ahmeti, Omega-3 konsiderohet një yndyrë e mirë, e cila mund të ketë ndikim pozitiv te personat që vuajnë nga dislipidemia, përkatësisht çrregullimet e nivelit të yndyrave në gjak.

Ai ka theksuar se përdorimi i rregullt i Omega-3 mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të proceseve aterosklerotike, të cilat lidhen me grumbullimin e pllakave yndyrore në muret e arterieve.

-Advertisement-

“Omega-3 është një yndyrë e mirë, e cila, në qoftë se merret vazhdimisht, sidomos te personat që kanë probleme me dislipidemi, ndihmon që të pengohet ateroskleroza ose zhvillimi i proceseve aterosklerotike në arteriat koronare”, ka deklaruar Ahmeti.

Kardiologu ka shpjeguar se parandalimi i këtyre proceseve është i rëndësishëm për mbrojtjen e zemrës, pasi ateroskleroza është një nga faktorët që lidhen me zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë infarktin akut të miokardit.

Sipas tij, personat që kanë probleme me yndyrat në gjak dhe përdorin Omega-3 mund të përfitojnë nga efektet e saj në shëndetin kardiovaskular.

Ahmeti ka folur gjithashtu edhe për studimet mbi përdorimin e Omega-3 te pacientët me pamjaftueshmëri të zemrës, e njohur në terminologjinë mjekësore si heart failure.

Ai ka theksuar se Omega-3 është ndër suplementet më të studiuara, duke përmendur edhe përdorimin e saj në trajtimin e pacientëve me probleme të caktuara kardiake.

“Omega-3 është parë edhe te pamjaftueshmëria e zemrës. Është një suplement shumë i studiuar në krahasim me produktet e tjera”, ka deklaruar kardiologu.

Megjithatë, përfitimet e Omega-3 varen nga gjendja shëndetësore, formulimi dhe doza e përdorur. Suplementet e zakonshme nuk duhet të konsiderohen zëvendësim i trajtimit mjekësor për parandalimin e infarktit apo trajtimin e pamjaftueshmërisë së zemrës./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy