Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
Autori: Gazeta inFokus
19:29 | 21 November 2026
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta shfrytëzojnë më shumë ndikimin e tyre për të ushtruar presion lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.
Frinzi ka vlerësuar se Kosova dhe shqiptarët janë ndër aleatët më të fuqishëm të SHBA-së në Evropë.
“E mendoj se për të pasur një lloj ndikimi në këtë, aleatët më të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara në Evropë mund të argumentojmë që janë Kosova dhe shqiptarët etnikë”, ka thënë ai.
Frinzi ka theksuar se SHBA-ja duhet të rrisë presionin duke shfrytëzuar ndikimin diplomatik, ndihmat ushtarake dhe instrumentet tregtare.
“Nuk ka dyshim që janë shkelur të drejtat dhe më saktësisht mendoj se SHBA-ja mund ta shikojë këtë dhe të ushtrojë presion tek aleatët e tjerë të NATO-s dhe të Evropës Perëndimore, përmes doganave, ndihmës ushtarake, përmes tregtisë”, është shprehur Frinzi për KlanKosova.
Ai ka vlerësuar se Uashingtoni nuk po e shfrytëzon sa duhet ndikimin për ta tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.
“Është e tmerrshme që nga fillimi kisha thënë, por nga ana e SHBA-ve neve nuk po e shfrytëzojmë ndikimin tonë sa duhet për të tërhequr vëmendjen dhe për të shndërruar këtë veprim të gabuar”, ka deklaruar ai.
Frinzi ka folur edhe për atë që e konsideron standard të dyfishtë në politikën ndaj shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan.
I pyetur nëse shteti i Kosovës do të duhej ta zhbënte Gjykatën Speciale, Frinzi është përgjigjur se ajo duhet të hiqet.
“Po, padyshim kjo duhet të hiqet dhe, të jemi të sinqertë, nuk mund ta besoj edhe kur ka ndodhur”, ka deklaruar Frinzi.

T� tjera
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...
-
“Atëherë, sot e përjetë”, platforma “Liria ka emër” reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katë...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Mirënjohës për të gjithë që në këto ditë të vështira na dhatë forcë
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,...
-
Lushtaku pas vizitës së Krasniqit: Më i fortë se guri, hero i gjallë!
Ish-komandanti i UÇK-së njëherësh kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lush...
-
Gucati për Krasniqin: Kolosi i kombit po mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë
Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur mbi vizitën e ish-kryeparlam...
-
Djali i Hashim Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit
Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në...
-
FSK realizon qitje me mortaja 120mm në Biza të Shqipërisë
Në kuadër të procesit të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve operacional...
-
Ramiz Lladrovci: Mbrojtja e krerëve të UÇK-së është detyrim shtetëror, jo përgjegjësi vetëm e një partie
Ramiz Lladrovci ka reaguar lidhur me proceset gjyqësore në Hagë dhe mënyrën s...



































