Lajme

“Nuk mujta me pa”, flet Dauti, vëllai i Jakup Krasniqit, pas largimit të tij drejt Hagës

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 21 November 2026

Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka folur faktin që nuk iu lejua të takonte nga afër të vëllain gjatë vizitës së tij katër-ditore në Kosovë.

Gjatë këtyre ditëve, Daut Krasniqi është parë disa herë duke qëndruar pranë shtëpisë të së vëllait në lagjen Velani të Prishtinës, madje edhe në ballkonin e shtëpisë së tij, me shpresën që të paktën ta shihte Jakupin.

Ai shprehu merakun për ta takuar të vëllain, por nuk u lejua.

-Advertisement-

“Qysh nuk është marak me pa. Po s’e lejun, çka me bo…”, deklaroi Daut Krasniqi.

I pyetur nëse kishte kërkuar që takimi të realizohej përmes zyrtarëve të EULEX-it apo avokatëve, ai u përgjigj shkurt:

“Jo, jo, s’kemi kërku”, tha ai.

Ndërkohë, vizita katër-ditore e Jakup Krasniqit në Kosovë ka përfunduar dhe ai është nisur drejt Aeroportit për t’u kthyer në Hagë.

Vizita iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy