Lajme

Buxheti 2027, Abdixhiku: Jemi të fundit në Evropë, në ekonomi, në arsim, në teknologji

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 19 November 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, gjatë debatit në seancën plenare të Kuvendit.Ai ka thënë se një shtet që mbështetet vetëm në ndihma sociale, pa investime të mjaftueshme, nuk mund të sigurojë mirëqenie për qytetarët.

“Me shtet social, me ndihma, pa investime, s’kemi për të pasur kurrë jetë të mirë në Kosovë. Kurrë hiç”, ka deklaruar Abdixhiku.Ai ka paralajmëruar se Kosova do të vazhdojë të mbetet prapa vendeve evropiane në ekonomi, arsim dhe teknologji, ndërsa ka paralajmëruar edhe për rritje të mëtejshme të çmimeve.

“Vazhdojmë të mbesim të fundit në Evropë, në ekonomi, në arsim, në teknologji. Vitet do të kalojnë, do të na rriten edhe më shumë çmimet”, ka thënë mes tjerash ai.“Jemi keq, jemi shkretë, jemi të fundit në Evropë”, ka deklaruar Lumir Abdixhiku gjatë debatit për projektbuxhetin e vitit 2027 në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy