Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
16:53 | 19 November 2026
Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës për situatën me energjinë elektrike dhe planifikimet për vitet e dekadat e ardhshme, ka thënë se gjatë pesë vjetëve e gjysmë të fundit kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar edhe në politikat energjetike.Kurti është pajtuar me deputetin Besnik Tahiri se situata aktuale dallon dukshëm nga ajo e vitit 2021, duke përmendur ndryshimet gjeopolitike, gjeostrategjike dhe në zinxhirët e prodhimit e furnizimit.
“Do të kemi diskutime të reja, vendime të reja, sa i përket situatës me energjinë elektrike dhe vizionit dhe planifikimeve në vitet dhe dekadat në vijim, por ajo që është e rëndësishme të theksohet tani është që midis programit tonë qeveritar nga pranvera e vitit 2021 dhe programit qeveritar që do të vijë në vjeshtën e vitit 2027, janë pesë vjet e gjysmë me shumë zhvillime kombëtare dhe ndërkombëtare.Pajtohem me Besnik Tahirin që ka ndryshime substanciale sa i përket gjeopolitikës, gjeostrategjisë, pastaj zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka përmendur edhe ndryshimet në politikat ndërkombëtare të energjisë, luftën në Ukrainë pas agresionit rus dhe luftën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se këto zhvillime kanë shkaktuar tronditje në skenën ndërkombëtare dhe kanë pasur pasoja edhe në furnizimin me energji.“Në këto pesë vjet e gjysmë, ajo çfarë kishim është zbehja e valës së gjelbër dhe në kuptimin ideologjik për gjenerimin dhe furnizimin me energji elektrike, pastaj jo vetëm që shpërtheu lufta në Ukrainë si pasojë e agresionit rus, por edhe kjo luftë nuk përfundoi. Lufta s’përfundoi, por nisi edhe një tjetër në Lindjen e Mesme, dhe kjo ka shkaktuar tronditje të madhe në skenën ndërkombëtare, por edhe me pasoja për furnizimin te ne”, ka thënë Kurti.
Duke folur për vizionin energjetik të Qeverisë, Kurti ka thënë se mbeten të përkushtuar ndaj burimeve të ripërtëritshme, por se në zgjedhjet e fundit kanë marrë edhe zotimin për shqyrtimin serioz të mundësisë së gazifikimit të linjitit dhe shfrytëzimit të gazit të lëngshëm përmes terminalit të Vlorës.“Për vizionin tonë përpara, jo vetëm që kemi theksuar burime të ripërtëritshme e që i qëndrojmë asaj, por njëkohësisht në zgjedhjet e fundit kemi fituar edhe me zotimin tonë për shqyrtimin serioz sa më parë të mundësisë për gazifikimin e linjitit, dhe jo vetëm kaq, por edhe për shfrytëzimin e gazit të lëngshëm që vjen në terminalin e Vlorës, prej nga ne mund ta marrim rrymën me interkoneksionin prej 400 kilovolt.
Kemi marrëveshje me Shqipërinë për shfrytëzimin e terminalit të Vlorës”, ka deklaruar ai.Kurti ka folur edhe për rezervat e linjitit në Kosovë, duke thënë se vendi ka rezerva të mëdha të këtij burimi energjetik.
“Kosova thuhet se i ka prej 10 deri në 14 miliardë tonë qymyr. Këto janë rezervat e pesta në botë e të dytat në Evropë”, ka theksuar Kurti.Si një tjetër zhvillim të rëndësishëm për planifikimin energjetik, Kurti e ka përmendur situatën në veri të Kosovës, ku sipas tij, është vendosur sundimi i ligjit, është siguruar pagesa e energjisë elektrike dhe është marrë kontrolli mbi Liqenin e Ujmanit.
Ai ka vlerësuar se kontrolli mbi këtë liqen është i domosdoshëm për hartimin e strategjive dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike.“Ajo që ka ndryshuar është fakti i rëndësishëm me dy zhvillime pozitive, në njërën anë janë zhvillimet në veri të Kosovës, ka sundim të ligjit, ka pagesë të rrymës dhe mbi të gjitha ka kontroll të Liqenit të Ujmanit. Nuk mund të bësh planifikime të reja, s’mund të zhvillosh vizione e strategji për kapacitetet energjetike përderisa nuk e kontrollon Ujmanin.
Ujmani ka më shumë se trefish ujë krahasuar me tri liqenet e tjera të Kosovës, marrë së bashku”, ka deklaruar Kurti në Kuvend.

T� tjera
-
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 20...
-
Lushtaku kundërshton Projektbuxhetin 2027: Qytetarët po varfërohen
eputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në emër të Grupit ...
-
Buxheti 2027, Abdixhiku: Jemi të fundit në Evropë, në ekonomi, në arsim, në teknologji
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar proj...
-
Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 20...
-
21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë për 83 kilogramët e heroinës – tre të dënuar, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 21 vjet burgim tre perso...
-
Rama i përgjigjet Kurtit: Qeveria është përgjegjëse për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”, qeveria qeveria, është qikaq e thjeshtë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryemini...
-
Rasti në Suharekë: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit n...
-
Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova prin me numrin e të diplomuarve në nivel global
Tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, ka nj...
-
Lladrovci: Libri “Revolta e Syzifit” kushtuar Masakrës së Poklekut dëshmon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, veprimta...
-
Kryen tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar për mbi 60 mijë euro dëme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për së paku tetë raste ...
-
Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës së J...
-
Musliu e pyet nëse ende mendon se “familjarët janë për dasma”, Kurti: S’do të thotë t’i persekutojmë apo t’i largojmë nga Kosova
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e pyeti kryeminis...


































