Lajme

Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë – masat e sigurisë nuk u respektuan

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 18 November 2026

Inspektorati Qendror i Punës njofton se ka ndërmarrë masa ndaj një objekti ndërtimi në Gjakovë, ku gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Pas konstatimit të parregullsive, “inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, vijon njoftimi.

“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë angazhimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve. Siguria dhe shëndeti në punë janë përgjegjësi që duhet të respektohen në çdo vend pune”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Pamje:

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy