Lajme

Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 18 November 2026

Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi është afruar drejt afatit për përfundimin e vizitës së tij në familje.

Me veturat e EULEX-it dhe nën shoqërinë e zyrtarëve të Gjykatës Speciale, Krasniqi është shoqëruar deri te shtëpia e tij, e të cilat më pas edhe do ta transferojnë sërish për në Hagë.

Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

-Advertisement-

Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

Herën e parë, ai ishte lejuar të vinte në Kosovë, pas vdekjes së vëllait të tij.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy