Lajme

“Blloqet e KEK-ut bien pikërisht kur energjia blihet me çmime marramendëse”, Ejupi ngre dyshime të forta për mafien energjetike

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 18 November 2026

Analisti politik, Burim Ejupi, ka ngritur dyshime për mënyrën se si ndodhin ndërprerjet e paplanifikuara të punës së blloqeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke pretenduar se këto raste shtojnë dyshimet për ekzistencën e asaj që ai e quan “mafia energjetike” në Kosovë.

Ejupi, i ftuar në podcastin me Shkëlzen Dakajn, ka vënë në pikëpyetje kohën kur ndodhin këto ndërprerje, duke i ndërlidhur ato me kostot e transmetimit dhe tregtimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

“Vetë fakti që blloku po bie në orën kur dikush e ka blerë rrjetin e transmisionit dhe ty ta shet 1 mijë euro, edhe në atë moment po bie blloku, domethënë dihet që në secilin termocentral ekzistojnë disa inxhinierë, një ekip i mirëmbajtjes, të cilët mund ta parandalojnë atë”, ka deklaruar Ejupi.

-Advertisement-

Ai ka ngritur pyetjen se përse problemet teknike nuk identifikohen më herët, në mënyrë që të paralajmërohen ndërprerjet e prodhimit dhe të shmangen kostot shtesë.

“Pse nuk e kanë parë 24 orë më herët? Sepse, nëse e shohin 24 orë më herët, një ditë përpara thonë që nesër blloku B1 është jashtë funksionit dhe nuk e paguajmë transportin më shtrenjtë”, është shprehur ai.

Sipas Ejupit, këto situata shtojnë dyshimet për ndikimin e grupeve të interesit në sektorin energjetik.

“Problemi te ne është që kjo veç po e rrit dyshimin që ekziston mafia dhe është shumë e fortë në Kosovë”, ka deklaruar Ejupi.

Analisti ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, trajtohen drejtuesit dhe ekipet përgjegjëse për funksionimin e blloqeve të KEK-ut, duke pretenduar se mungesa e rezultateve nuk ndëshkohet, por shpërblehet me avancime në pozita drejtuese.

“Me rëndësi është pse ty të ka rënë blloku. Pse ti e ke një drejtor të KEK-ut, i cili, sa ka qenë në detyrën e tij, në vend që ta qesësh prej pune, mospuna e tij shpërblehet dhe bëhet drejtor. Ai ekip po shpërblehet”, ka thënë Ejupi./Gazeta Infokus/

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy