Lajme

Shiroka Pula takon Grupin Punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 18 November 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar të martën Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç bën të ditur Presidenca, takimi është mbajtur me ftesë të presidentes, ndërsa në të është diskutuar për ecurinë e punës së këtij grupi dhe hapat e mëtejmë në hartimin e strategjisë për fazën e apelit.

Kryesuesi i Grupit Punues, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë, e kanë informuar presidenten Shiroka Pula për punën e deritanishme dhe aktivitetet e ndërmarra në kuadër të këtij procesi.

-Advertisement-

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar edhe për koordinimin ndërinstitucional, si dhe për mundësitë e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike në procesin e apelit.

Shiroka Pula ka shprehur mbështetjen e saj për punën e Grupit Punues, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet institucioneve të vendit.

Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe dokumentimi, mbrojtja dhe afirmimi i së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç është theksuar në njoftimin e Presidencës.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy