Reagon Adem Bucolli mohon pretendimet e sinjalizuesit për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në Pallatin e Rinisë
Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 18 November 2026
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zjarrit në Pallatin e Rinisë, ka dërguar një reagim me shkrim në Gazetën Infokus, duke mohuar pretendimet e një sinjalizuesi për favorizim në procedurën e shitjes së hekurishteve dhe për shitjen e mundshme të bakrit si hekur.
Në reagimin e tij, Bucolli thotë se procedura është zhvilluar përmes një thirrjeje publike dhe se ai nuk ka qenë pjesë e komisionit vlerësues, as e vendimmarrjes. Duke iu referuar procesverbalit të hapjes së ofertave dhe raportit të vlerësimit, ai thotë se kompania e përmendur në denoncim nuk fitoi, pasi ofroi 0.12 euro për kilogram, ndërsa operatori fitues ofroi 0.15 euro për kilogram.
Bucolli thotë gjithashtu se materialet e përfshira në procedurë ishin hekurishte të dëmtuara dhe se në shitje nuk ishte përfshirë bakër. Sipas tij, dokumentacioni që i ka përcjellë redaksisë mbështet demantin e tij.
Në raportimin fillestar, Gazeta Infokus ia ka atribuuar pretendimet sinjalizuesit dhe dosjes që ai ua kishte dërguar institucioneve, përfshirë Prokurorinë.
Para reagimit me shkrim, Infokus i kishte dhënë Bucollit mundësinë të paraqiste qëndrimin e tij në një intervistë në terren, ku ai po ashtu i kishte mohuar pretendimet.
Reagimi i plotë i Adem Bucollit pa ndërhyrje:
Reagim_Zyrtar_Demantim_Adem_Bucolli 18.11.2026 (1)
Lidhur me procedurën e shitjes së hekurishteve të dëmtuara në N.P.L. “Pallati i Rinisë” Sh.A.
(Dërgesë zyrtare me dokumentacion përcjellës pas intervistës dhe verifikimit në terren)
| Drejtuar: | Redaksisë, Kryeredaktorit/es dhe Gazetares së “Gazetës In Fokus” (Infokus) |
| Nga (Pala e dëmtuar): | Adem Bucolli, Zyrtar në N.P.L. “Pallati i Rinisë” Sh.A. |
| Vendi dhe Data: | Prishtinë, 18.11.2026 |
| Lënda / Subjekti: | Demantim i pretendimeve të pavërteta dhe kundërshtim me fakte e prova zyrtare |
E nderuar Redaksi dhe Gazetare e “Gazetës In Fokus”,
Përmes kësaj shkrese zyrtare, në cilësinë e palës së dëmtuar, kërkoj nga ju publikimin e plotë të këtij reagimi/demantimi dhe tërheqjen e menjëhershme nga informimet e pavërteta dhe të pabazuara në fakte të të ashtuquajturit “sinjalizues”, të cilat kanë cenuar rëndë integritetin tim moral, profesional dhe personal.
Fillimisht, ju falënderoj për korrektësinë profesionale të treguar me ardhjen në terren në N.P.L. “Pallati i Rinisë” Sh.A., realizimin e intervistës dhe verifikimin e drejtpërdrejtë të gjendjes faktike në deponitë e ndërmarrjes. Ashtu siç u vërtetua edhe gjatë xhirimeve tuaja në vendngjarje dhe nga dokumentacioni zyrtar i prezantuar, pretendimet e publikuara më herët ku lakohej emri im janë plotësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme.
Gjatë gjithë karrierës sime 26-vjeçare të pakontestueshme në këtë institucion, gëzoj një dosje dhe histori plotësisht të pastër profesionale, pa asnjë vërejtje dhe pa asnjë masë apo procedurë disiplinore. Pretendimet për favorizim apo keqpërdorim janë të ulëta dhe absolutisht të papranueshme. Prindi im, Hamdi Bucolli, ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë monetar nga paga e tij për ndërtimin e Pallatit të Rinisë, ndërsa unë vetë, si veteran dhe invalid i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), jam i betuar për mbrojtjen e pasurisë publike me fanatizëm – e kurrë, në asnjë rrethanë, për dëmtimin apo keqpërdorimin e saj.
Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik dhe saktësisë së plotë profesionale gjatë përgatitjes së kronikës suaj, e gjithë e vërteta e kësaj procedure, e mbështetur në vendimet, procesverbalet dhe dokumentet zyrtare të protokolluara në arkivin e ndërmarrjes (të cilat jua përcjellim të bashkëngjitura), përmblidhet në pesë pikat e mëposhtme:
E gjithë procedura ka rrjedhur në mënyrë të rregullt, publike dhe të dokumentuar përmes protokollit dhe arkivit zyrtar të N.P.L. “Pallati i Rinisë” Sh.A. Procesi ka ndjekur çdo hallkë procedurale: duke filluar nga publikimi i “Njoftimit për Shprehje të Interesit për blerjen dhe transportin e hekurishteve”, dorëzimi i ofertave në zarfe të mbyllura, formimi i komisionit vlerësues, hapja publike e ofertave e deri te vlerësimi dhe shpallja e ofertuesit fitues.
“Shprehje e Interesit”
Pretendimi se është shkelur procedura e prokurimit publik është ligjërisht i paqëndrueshëm, për arsyet e mëposhtme:
• Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës (Neni 2 – Fusha e zbatimit): Ky ligj rregullon ekskluzivisht procedurat kur autoriteti kontraktues shpenzon fonde publike për të blerë furnizime, shërbime apo punë. Në rastin konkret, ndërmarrja nuk po shpenzon para publike, por po shet hekurishte të dëmtuara (mbetje metalike të papërdorshme) me qëllim të gjenerimit të të hyrave vetanake për N.P.L. “Pallati i Rinisë” Sh.A.
• Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (i ndryshuar dhe plotësuar) dhe Ligji Nr. 08/L-125 për Pronën Publike: Në përputhje me parimet e ligjshmërisë, publicitetit dhe ekonomicitetit në administrimin dhe tjetërsimin e sendeve të luajtshme të papërdorshme në pronësi të ndërmarrjes publike, procedura e rregullt ligjore është thirrja publike për “Shprehje të Interesit”, ku kriteri i vetëm përzgjedhës është çmimi më i lartë i ofruar për kilogram.
Ofertat e pranuara dhe shpallja e fituesit (Faktet mohojnë çdo favorizim)
Siç vërtetohet nga Procesverbali i Hapjes së Ofertave (Nr. Prot. 1/3380), Raporti i Vlerësimit (Nr. Prot. 1/3381) dhe Njoftimi për Rezultatin e Vlerësimit (Nr. Prot. 1/3383) të datës 05.11.2026, renditja e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës është si më poshtë:
| Operatori Ekonomik Ofertues | Çmimi i Ofruar (€/kg) | Statusi Zyrtar i Vlerësimit |
| DT Mining Sh.P.K. (Caravodicë, Obiliq) | 0.15 € / kg | FITUESE E KONTRATËS (Çmimi më i lartë) |
| 2T Company Sh.P.K. | 0.13 € / kg | JO-FITUESE (E renditur e dyta) |
| A&Bucolli Sh.P.K. (A&B Sh.P.K.) | 0.12 € / kg | JO-FITUESE (Çmimi më i ulët) |
Ky fakt zyrtar rrëzon plotësisht çdo insinuatë për favorizim: kompania ku lakohet mbiemri im ka ofruar çmimin më të ulët (0.12 €/kg) dhe është eliminuar/shpallur jo-fituese, ndërsa kontrata i është dhënë operatorit që ka ofruar çmimin më të lartë në interes të ndërmarrjes (0.15 €/kg).
Unë, Adem Bucolli, nuk kam pasur absolutisht asnjë rol në komisionin vlerësues dhe as në procesin e vendimmarrjes. Komisioni Vlerësues është formuar me Vendimin Nr. Prot. 1/3329 (datë 30.10.2026) të nxjerrë nga U.D. Kryeshefja Ekzekutive,
Po ashtu, z. Flamur Sallahu, Udhëheqës i Zyrës së Prokurimit, nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, vlerësues apo ndërhyrës në këtë procedurë; ai është konsultuar vetëm në cilësinë këshilluese profesionale sa i përket bazës ligjore që duhej ndjekur për gjenerimin e të hyrave nga shitja.
Gjendja faktike në vendngjarje: Ekskluzivisht hekur i dëmtuar, aspak bakër
Siç e dokumentuan edhe kamerat dhe ekipi i “Gazetës In Fokus” gjatë xhirimeve në terren, në deponinë e ndërmarrjes gjendet ekskluzivisht hekur i dëmtuar dhe nuk bëhet fjalë për bakër apo materiale të tjera me vlerë tjetër tregu. Për më tepër, dokumentet e arkivuara – përfshirë Procesverbalin për shitjen e materialeve të papërdorshme Nr. Prot. 1/1533, datë 15.12.2022 – dëshmojnë se kjo mënyrë e shitjes së hekurishteve të dëmtuara përbën praktikë të rregullt, të vazhdueshme dhe të ligjshme të ndërmarrjes ndër vite.
KËRKESA PËR DEMANTIM
Duke u bazuar në këto fakte dhe prova zyrtare të pakontestueshme, pres nga “Gazeta In Fokus” tërheqjen dhe distancimin publik nga pretendimet e rrejshme të të ashtuquajturit “sinjalizues”, si dhe publikimin e plotë të këtij reagimi në të njëjtën hapësirë mediatike.
Ju njoftoj se jam plotësisht i vendosur t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe gjyqësore në Republikën e Kosovës –deri në zbardhjen e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë aktorëve që kanë shpifur dhe ma kanë lakuar emrin pa asnjë fakt.
Ju falënderoj edhe një herë për Intervistën e bër në teren dhe hapësira ku është Hekuri dhe mbetem në dispozicionin tuaj nëse keni nevojë për ndonjë sqarim shtesë.
Me respekt,
Adem Bucolli
Prishtinë, 18.11.2026
| LISTA E DOKUMENTEVE ZYRTARE TË BASHKËNGJITURA (PROVA PËRCJELLËSE) |
| 1. Njoftimi për Shprehje të Interesit për blerjen dhe transportin e hekurishteve (publikimi zyrtar); 2. Vendimi Nr. Prot. 1/3329 (datë 30.10.2026) për formimin e Komisionit të Vlerësimit; 3. Procesverbali i Hapjes së Ofertave Nr. Prot. 1/3380 (datë 05.11.2026); 4. Raporti i Vlerësimit të Ofertave Nr. Prot. 1/3381 (datë 05.11.2026); 5. Njoftimi për Rezultatin e Vlerësimit Nr. Prot. 1/3383 (datë 05.11.2026); 6. Procesverbali për shitjen e materialeve të papërdorshme Nr. Prot. 1/1533 (datë 15.12.2022). |

T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtoresha e QPS-së pyetet: Në krejt këtë periudhë ku qëndronte fëmija, a është marrë dikush me nënën
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dekla...
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
S’i kryen detyrat e fjetën gjatë ndërrimit, Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë
Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna të katër punëtorë. ...
-
“Blloqet e KEK-ut bien pikërisht kur energjia blihet me çmime marramendëse”, Ejupi ngre dyshime të forta për mafien energjetike
Analisti politik, Burim Ejupi, ka ngritur dyshime për mënyrën se si ndodhin n...
-
E qëlloi viktimën në prani të gruas dhe vajzës së tij të mitur, Prokuroria deklarohet për vra*sjen në Suharekë
Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me rastin e rëndë që ...
-
Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë
Importi i qumështit dhe produkteve të tij në Kosovë ka shënuar rritje masive ...
-
Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 19 nëntor, duke fi...
-
20 kandidatë iu nënshtruan testit me shkrim sot për gjyqtarë në Kushtetuese, intervista mbahet me 27 nëntor
Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar për testin me shkrim që është mbajtur sot për ...































