Lajme

20 kandidatë iu nënshtruan testit me shkrim sot për gjyqtarë në Kushtetuese, intervista mbahet me 27 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 18 November 2026

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar për testin me shkrim që është mbajtur sot për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në njoftim shtohet se, në këtë testim kanë marrë pjesë 20 kandidatë, derisa një është tërhequr nga kandidatura.

‘’Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, drejtuar nga kryetari Vigan Qorrolli, organizoi sot testin me shkrim.

-Advertisement-

Në intervistim morën pjesë 20 kandidatë, kurse një është tërhequr nga kandidatura.

Intervsitimi me gojë i kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet më 27 nëntor’’, thuhet në njoftim.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy