Lajme

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 17 November 2026

Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dublin.

Derisa minutat e parë të ndeshjes po shkonin në të mirë të Kosovë, gjithçka mori tatëpjetën kur u ndëshkua me të kuq Kreshnik Hajrizi.

Ndëshkimi ndaj tij erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes pasi i njëjti bëri një pritje të topit me dorë, i cili po shkonte në drejtim të portës.

-Advertisement-

Pas këtij veprimi, ai u largua nga loja dhe për Irlandën u akordua penalti.

Parrot mori përsipër gjuajtjen e kësaj penaltie, të cilën edhe e konvertoi në gol në minutën e 28-të të ndeshjes.

Nga ky moment, Irlanda e mori lojën në dorë, por për fat të mirë të Dardanëve, nuk arritën të shënonin golin e dytë.

Kosova pati dy goditje brenda kornizës, të cilët për fat të keq nuk arritën të shkundin rrjetën kundërshtare.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy