Lajme

Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 17 November 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar politikën energjetike të Qeverisë së Kosovës, pas njoftimit se projekti për bateritë e ruajtjes së energjisë është shtyrë deri në vitin 2029.

Përmes një reagimi, Hoti ka rikujtuar anulimin e projektit të gazit dhe orientimin e mjeteve financiare drejt blerjes së baterive, duke thënë se këto të fundit nuk prodhojnë energji, por vetëm e ruajnë atë.

Sipas tij, për të funksionalizuar një sistem të tillë, fillimisht duhet të sigurohen kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike.“Projektin e gazit e anuluan. Mjetet i orientuan drejt blerjes së baterive, duke harruar një fakt themelor: bateritë nuk prodhojnë energji, por vetëm e ruajnë atë. Fillimisht duhet ta kesh energjinë për ta ruajtur!”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar edhe shtyrjen e projektit të baterive deri në vitin 2029, duke e cilësuar këtë si dëshmi të vonesave në realizimin e projekteve energjetike.“Tani njoftojnë se edhe projekti i baterive është shtyrë deri në vitin 2029.

Pra, nga viti 2021 deri në vitin 2029, tetë vjet për të blerë disa bateri për ruajtjen e energjisë, ndërkohë që nuk kanë krijuar kapacitete të reja për prodhimin e saj”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Në fund, Hoti e ka cilësuar këtë periudhë si bilanc të dështuar të politikës energjetike të Qeverisë.“Tetë vjet pritje, projekte të anuluara dhe energji e paprodhuar. Ky është bilanci i politikës së tyre energjetike!”, ka përfunduar ai.

Postimi:Projektin e gazit e anuluan. Mjetet i orientuan drejt blerjes së baterive, duke harruar një fakt themelor, bateritë nuk prodhojnë energji, por vetëm e ruajnë atë. Fillimisht duhet ta kesh energjinë për ta ruajtur!

Tani njoftojnë se edhe projekti i baterive është shtyrë deri në vitin 2029.Pra, nga viti 2021 deri në vitin 2029, tetë vjet për të blerë disa bateri për ruajtjen e energjisë, ndërkohë që nuk kanë krijuar kapacitete të reja për prodhimin e saj.

Tetë vjet pritje, projekte të anuluara dhe energji e paprodhuar. Ky është bilanci i politikës së tyre energjetike!

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy