Lajme

Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 17 November 2026

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar pas shpalljes së pafajshëm nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar të padrejtë procesin gjyqësor ndaj tij dhe të akuzuarve të tjerë për pengim të drejtësisë.

Në një deklarim për RTK-në, Kilaj ka thënë se, bazuar në provat dhe faktet që kishte në dispozicion Prokuroria, një proces i tillë nuk është dashur të zhvillohej fare.

“Nuk është dasht me ekzistu fare ky proces, duke u bazu në provat dhe faktet që i ka pas prokuroria për krejt ekipin që jemi akuzu për pengim të drejtësisë”, deklaroi Kilaj.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar edhe kohëzgjatjen e paraburgimit, duke pretenduar se është mbajtur padrejtësisht për rreth 18 muaj.

Kilaj tregoi se fillimisht ishte mbajtur në Hagë për gjashtë muaj e gjysmë, ndërsa më pas ishte liruar dhe kishte qëndruar në shtëpi për shtatë muaj, përpara se të arrestohej sërish.

“Kam qenë dy herë i mbajtur në Hagë. Herën e parë kam ndenjur, më kanë mbajtur për gjashtë muaj e gjysmë dhe nuk kam pasur një akuzë të caktuar, nuk kanë mundur të ma shpallin një akuzë, një aktakuzë, dhe jam liruar mandej për shtatë muaj kam qëndruar në shtëpi. Janë kthyer, më kanë arrestuar prapë nën pretendimin për pengim të drejtësisë, se kanë krijuar një grup, janë munduar të krijojnë një grup me të cilin s’kemi pasur fare lidhje”, u shpreh ai.

Ish-komandanti i UÇK-së foli edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi, me të cilin tha se kishte zhvilluar një bisedë të shkurtër pas shpalljes së vendimit.

Kilaj shprehu besimin se edhe në rastin e Thaçit drejtësia do të triumfojë dhe se përfundimisht do të ketë një vendim lirues.

Ai njoftoi gjithashtu se të nesërmen do të kthehet në vendlindje, pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tij.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy