Lajme

Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 16 November 2026

Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 1.7 miliard euro gjatë 10 muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar rritje prej 5.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Dogana, gjatë periudhës janar–tetor 2026, të hyrat arritën në 1 miliard e 708 milionë e 243 mijë euro, nga 1 miliard e 615 milionë e 537 mijë euro sa ishin në periudhën përkatëse të vitit 2025.

Kjo nënkupton se Dogana ka mbledhur rreth 92.7 milionë euro më shumë se në 10 muajt e parë të vitit të kaluar.

-Advertisement-

Rritje është regjistruar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave doganore.

Sipas njoftimit, të hyrat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) janë rritur me 7.8%, ato nga taksa doganore me 6.6%, ndërsa të hyrat nga akciza kanë shënuar rritje prej 1.8%.

Dogana e Kosovës ka vlerësuar se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm në mbledhjen e të hyrave, zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy