Lajme

Aksidenti në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 16 November 2026

Doktoresha Maltina Ferati nga Tetova, është një nga viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur në Xibër, pranë tunelit të Murrizit.

Mjekja udhëtonte si pasagjere në njërën prej makinave të përfshira në përplasjen fatale, ku humbi jetën edhe një person tjetër.

Lidhur me vdekjen e doktoreshës ka reaguar edhe spitali ku ajo punonte, duke shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Maltinës.Ndërkohë viktima tjetër është identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

-Advertisement-

Policia ka njoftuar se aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 10:15, kur dy automjete u përplasen në afërsi të tunelit të Murrizit. Gjithashtu është bërë e ditur se të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy