Mbi 230 pacientë u detyruan t’i sigurojnë barnat, Vitia i pranon mungesat nga 8 deri në 20 javë
Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 13 November 2026
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar se furnizimi me barna për nevojat e Klinikës së Onkologjisë gjatë vitit 2026 nuk ka qenë në nivelin e duhur.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në interpelancën e thirrur në Kuvendin e Kosovës, lidhur me mungesën e barnave onkologjike dhe vdekjen e një pacienteje me kancer që kishte mbetur katër muaj pa terapi, Vitia ka renditur disa nga arsyet që kanë ndikuar në mungesën e barnave.
Ai ka përmendur mungesën e autorizimeve për disa barna, vonesat në furnizim për shkak të procedurave, dështimin e tenderëve për shkak të mungesës së ofertuesve, si dhe rastet kur ofertat kanë tejkaluar shumën e parashikuar në bazë të çmimeve zyrtare të barnave.
Vitia ka bërë të ditur gjithashtu se një raport i auditimit të brendshëm, i iniciuar nga Ministria, ka evidentuar raste të vonesave ku zyrtarët kanë mundur të reagojnë më herët.
Për këto raste, sipas tij, janë iniciuar procedura disiplinore dhe pritet që komisioni disiplinor të marrë vendimet përkatëse.
Ministri ka përmendur si barna me vonesa në furnizim Palbociklibin, Bevacizumabin (Avastin), Dabrafenibin, Bicalutamidin dhe Sorafenibin.
Duke iu referuar raporteve të SHSKUK-së, QKUK-së dhe Klinikës së Onkologjisë, Vitia ka paraqitur edhe numrin e pacientëve që nuk e kanë marrë terapinë në klinikë për shkak të mungesave, por e kanë siguruar atë në mënyrë private.
Sipas të dhënave të prezantuara nga ai:
Palbociclib: 70 pacientë janë përballur me mungesë, dy cikle mungesë
Bevacizumab (Avastin): Rreth 70 pacientë, me mungesë që ka zgjatur rreth 13 javë.
Dabrafenib: 12 pacientë, me mungesë prej 20 javësh.
Bicalutamide: Rreth 70 pacientë, me mungesë prej 12 javësh.
Sorafenib: 14 pacientë, me mungesë prej tetë javësh.
Vitia ka thënë se, sipas raportimeve dhe dokumenteve të Klinikës së Onkologjisë, secili pacient është vlerësuar individualisht dhe për secilin është hartuar raport përkatës.
“NUK KA TERAPI, BLENI VETË!” – Pacientët me kancer ngrenë alarmin për mungesën e barnave në QKUK

T� tjera
-
Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka moh...
-
Policia gjobit me nga 100 euro shoferët e autobusëve në Prizren, nuk ndalonin në stacionin zyrtar
Policia e Kosovës, me zyrtarët patrullues nga Stacioni Policor në Prizren, në...
-
AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të bluar nga AJH FOODS, ndalon përkohësisht prodhimin
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të prod...
-
Mbi 1 miliard euro për rrymën e importuar, Ramadani: Me këto para do të ishte ndërtuar një termocentral i ri
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për varë...
-
Rënie drastike e temperaturave të shtunën
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht të...
-
Ardian Gola: Të mos ngatërrojmë pozitën me meritën dhe titullin me dijen
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka ndarë një reflektim mbi ve...
-
S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari
Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u n...
-
ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
Black Friday këtë vit vjen me oferta të jashtëzakonshme në Comodita Home! Bre...
-
Byroja, Reshitaj: Do të vijë dita për të kuptuar kush e keqpërdori shtetin – do të zhgënjeheni!
Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, ka reaguar pasi presidentja e vendit e k...
-
Presidentja e Bullgarisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen e tyre për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga P...
-
Microsoft njofton përmirësim të shërbimeve pas ndërprerjes globale, miliona përdorues 18 orë pa akses
Microsoft ka njoftuar se po shënon përparim në rikthimin e shërbimeve pas një...
-
Një muaj arrest shtëpiak për zyrtarin e arkivit që dyshohet për keqpërdorim detyre
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një...


































