Lajme

Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 13 November 2026

Komuna e Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim, për shkak të paralajmërimeve meteorologjike për erëra të forta.

Përmes një njoftimi, komuna ka bërë të ditur se deri më tani në territorin e saj nuk është evidentuar ndonjë rast apo dëme të shkaktuara nga erërat e forta.

Megjithatë, duke pasur parasysh mundësinë e intensifikimit të tyre, qytetarëve u është kërkuar të marrin masa parandaluese dhe të shmangin situatat që mund të rrezikojnë sigurinë e tyre.

-Advertisement-

Komuna ka theksuar rëndësinë e kujdesit të shtuar gjatë orëve në vijim, në përputhje me zhvillimet meteorologjike.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy