Pagesat me kartelë bankare na bëjnë të shpenzojmë më shumë? Ja çfarë zbulon studimi i fundit
Autori: Gazeta inFokus
18:49 | 11 November 2026
Të paguash me kartë është e shpejtë, praktike dhe shpesh kërkon vetëm një prekje të vogël. Por pikërisht kjo lehtësi mund të ndryshojë mënyrën si e përjetojmë shpenzimin e parave. Kur paguajmë me para në dorë, i shohim dhe i dorëzojmë fizikisht kartëmonedhat, ndërsa me kartë procesi është më pak i prekshëm. Në psikologjinë e konsumatorit, ky fenomen lidhet me atë që quhet “dhimbja e pagesës”: ndjesia psikologjike që shoqëron momentin kur ndahemi nga paratë tona.
Një studim i publikuar në vitin 2024 në revistën Journal of Economic Behavior & Organizationanalizoi të dhëna nga konsumatorë në Holandë dhe shqyrtoi mënyrën si ndikon forma e pagesës në përjetimin e shpenzimit. Rezultatet treguan se pagesat elektronike, veçanërisht ato pa kontakt, shoqëroheshin me një ndjesi më të ulët të “dhimbjes së pagesës” krahasuar me pagesat me para në dorë. Studiuesit vunë re gjithashtu se konsumatorët e konsideronin pagesën me para në dorë më të dobishme për të shmangur shpenzimet e tepërta.
Një kërkim edhe më i gjerë, i publikuar në gusht 2026 në Journal of Consumer Research, përfshiu 13 përsëritje të mëdha eksperimentale me gjithsej 32.371 pjesëmarrës. Rezultatet mbështetën idenë se pagesa me para në dorë mund të ndihet psikologjikisht më e rëndë se pagesa me kartë dhe se kjo diferencë mund të ndikojë në shumën që shpenzojmë, transmeton Oranews, përcjell KosovaPress.
Shpjegimi është relativisht i thjeshtë: kur nuk e shohim fizikisht shumën që po largohet nga portofoli ynë, mund të mos e ndiejmë shpenzimin në të njëjtën mënyrë. Kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit shpenzojnë më shumë me kartë, pasi zakonet financiare dhe mënyra si menaxhojmë buxhetin ndryshojnë nga një person te tjetri. Megjithatë, nëse ke tendencë të blesh në mënyrë impulsive, mund të të ndihmojë të vendosësh një kufi javor për shpenzimet, të kontrollosh transaksionet dhe të planifikosh blerjet përpara se të paguash. Ndonjëherë, mënyra si paguajmë mund të ndikojë më shumë te vendimet tona financiare sesa mendojmë.

T� tjera
-
Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e KEK-ut ka ftuar të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike...
-
Dogana e Kosovës për 43 armët automatike: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës është deklaruar për zbulimin e një sasie të konsiderueshme a...
-
Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Ja...
-
Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë
Dogana e Kosovës ka publikuar pamjet e dhjetëra armëve të gjata, që iu kapën ...
-
Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë ...
-
Kurti për “Le Monde”: Kosova synon anëtarësimin në BE përmes meritave, jo privilegjeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazet...
-
E ashpër ndaj pushtetit, Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë!
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, në seancën e...
-
NDEP shënon 15-vjetorin e themelimit, mbi 250 publikime dhe 60 projekte të realizuara
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shënuar sot 15-vjetorin e theme...
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, Kabashi-Ramaj kishte paralajmëruar për standardet e municionit
Sot janë publikuar pamjet e incidentit të shpërthimit të armës gjatë ushtrime...
-
FSK-ja reagon pas pamjeve të shpërthimit të armës gjatë ushtrimeve: Një ushtar pësoi lëndime të lehta
Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar pas publikimit të pamjeve në media, ku...
-
Ukraina dhe Rusia pajtohen për shkëmbim të burgosurve, Kushner: Propozimet i diskutojmë me Putinin nesër
Jared Kushner, ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë në parim dakord për...
-
Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave nga Krim...
































