Lajme

Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 11 November 2026

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një letër drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, i ka shprehur mbështetjen asaj dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës.

Në letër, senatorja Shaheen e ka falënderuar Presidenten Shiroka Pula për mikpritjen gjatë vizitës së saj në Kosovë dhe për nderimin që iu bë.

-Advertisement-

Duke iu referuar zhvillimeve politike në Kosovë, senatorja Shaheen ka shfaqur shpresën se me Presidenten Shiroka Pula dhe me Qeverinë e re, vendi do të nisë një rrugë drejt prosperitetit dhe sigurisë më të madhe.

“Si përkrahëse e fuqishme e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovën dhe popullin e saj, si dhe e së ardhmes euroatlantike të Kosovës, unë do të vazhdoj të jap kontributin tim në mbështetje të Kosovës. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë, por jam e bindur se ju do të jeni një forcë stabilizuese për Kosovën”, thuhet në letrën e senatores Shaheen.

Në përfundim të letrës, senatorja Shaheen, ka falënderuar Presidenten për partneritetin dhe mikpritjen e përzemërt, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e saj edhe në të ardhmen.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy