Lajme

NDEP shënon 15-vjetorin e themelimit, mbi 250 publikime dhe 60 projekte të realizuara

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 11 November 2026

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shënuar sot 15-vjetorin e themelimit, duke rikujtuar punën, sfidat dhe kontributin e dhënë ndër vite në hartimin dhe promovimin e politikave publike në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, INDEP ka theksuar se këto 15 vite janë karakterizuar nga përkushtimi, profesionalizmi dhe besimi se politikat e mira publike mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e shoqërisë.

“Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë të mbetesh i pavarur, të ndërtosh ekspertizë dhe të ruash profesionalizmin përballë rrethanave politike, institucionale e financiare”, thuhet në njoftimin e institutit.

-Advertisement-

Gjatë kësaj periudhe, INDEP ka realizuar rreth 60 projekte, ka publikuar mbi 250 dokumente dhe ka organizuar 120 konferenca, tryeza e punëtori. Po ashtu, ka zhvilluar dhjetëra fushata avokimi dhe ka dhënë qindra rekomandime për përmirësimin e politikave publike.

Nga INDEP kanë theksuar se pas këtyre rezultateve qëndrojnë përpjekjet e vazhdueshme të stafit, bashkëpunëtorëve dhe partnerëve për t’i dhënë dijes dhe argumentit vendin e merituar në shoqëri.

Me rastin e këtij përvjetori, instituti ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në rrugëtimin e tij 15-vjeçar.

“Gëzuar! Për 15 vitet që lamë pas dhe shumë të tjera që na presin!”, përfundon mesazhi i ekipit të INDEP.

Postimi i plotë

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy