Lajme

FSK-ja reagon pas pamjeve të shpërthimit të armës gjatë ushtrimeve: Një ushtar pësoi lëndime të lehta

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 11 November 2026

Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar pas publikimit të pamjeve në media, ku shihet momenti kur një arme i ndodh një shpërthim gjatë ushtrimeve ushtarake, duke lënduar një pjesëtar të FSK-së.

Në reagimin e FSK-së thuhet se rasti ka ndodhur më herët, në njërin nga poligonet e saj, ndërsa lëndimi i ushtarit cilësohet si i lehtë.

FSK-ja ka bërë të ditur se gjatë realizimit të trajnimeve me municione përballet me rrezikshmëri të lartë, por paraprakisht ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e rrezikut dhe mbrojtjen e personelit.

-Advertisement-

Po ashtu, në reagim thuhet se në secilin aktivitet të FSK-së, në përputhje me procedurat standarde, angazhohen edhe ekipet mjekësore për evakuim të mundshëm.

Sipas FSK-së, masat e sigurisë janë në përputhje me standardet e saj dhe ato të NATO-s.

“FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuara media.

Sa i përket njoftimeve nga mediat lidhur me lëndimin e lehtë të një pjesëtari të FSK-së, gjatë trajnimit ju informojmë që rasti ka ndodhur më herët në një nga poligonet e FSK-së.
Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë realizimit të trajnimeve me municione ballafaqohet me rrezikshmëri të lartë dhe merr paraprakisht të gjitha masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, duke përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit.

Po ashtu, në secilin aktivitet të FSK-së, konform procedurave standarde në fuqi i bashkëngjiten ekipet mjekësore për evakuim mjekësor potencial. Të gjitha masat e sigurisë janë në linjë me standardet e sigurisë të FSK-së, njëjtë sikur ato të NATO-s.

FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut. Njëkohësisht, FSK mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të rrisë sigurinë dhe garantojë ruajtjen e personelit.

Faleminderit për mirëkuptim!

Me Rrespekt:

Nënkolonel Vëllazërim QERIMI

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy